Kreu i autoritetit të medias audiovizive Gentian Sala paralajmëron se procesi i dixhitalizmit do të nisë në muajin prill, por nuk ka një datë se kur ky proces mund të mbyllet.
Kështu deklaroi kreu i AMA gjatë prezantimit të raportit të vjetor të vitit 2015 në Komisionin e Medias .
Sipas tij i vetmi çelës që garanton këtë proces është operatori publik.
Por drejtuesi i mbledhjes së Komisionit të Medias, në mungesë të opozitës, Alfred Peza kujtoi faktin se ky proces sipas afatit të vendosur nga Autoriteti Ndërkombëtar në Gjenevë për televizionet dixhitale për dixhitalizmin, duhej kryer në qershorin e viti të shkuar.
Për aplikimin e mediave për licensën kombëtare sipas beauty contest , Sala tha se operatorët përkatës televiziv kanë ndjekur procedurën gjyqësore për këtë çështje.
Kreu i AMA tha se mungesa e kuorumit në mbledhjen e bordit të AMA ka sjellë pamundësi në dhënien e licencave veçanërisht për operatorët radiofonikë dhe kjo situatë ka sjellë një kosto financiare për autoritetin.
Në raportin vjetor, Gentian Sala veçoi faktin se, gjatë vitit 2015 ky institucion kishte prioritetet plotësimin e kuadrit ligjor me aktet përkatëse, pasi në këtë fushë ka shumë vakuum.
Sa i përket piraterisë Gentian Sala tha se ky institucion ka ndjekur politikën e komunikimeve të vazhdueshme me subjektet ndërsa më pak inspektime të cilat janë fokusuar kryesisht në zonat urbane dhe jo rurale.
Kreu i AMA bëri të ditur gjithashtu se, aktualisht ky institucion është në fazën e negocimit për marrëveshjen me TVSH ndërsa tha se së shpejti pritet të miratohen tarifat për operatorët lokalë.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO