Me rastin e festës së Halloween-it aktori i njohur Gentian Zeneli ka publikuar një video në llogarinë e tij në Instagram ku tregon se kjo nuk është festa që i tremb burrat.
Në videon e publikuar, shihet një vajzë e cila i dërgon të dashurit të saj foto me kostum dhe e maskuar frikshëm për ta trembur, por ai ia kthen duke qeshur.
Ajo dërgon foto me një tjetër kostum të frikshëm, por ai përsëri nuk trembet.

Pasi u mendua mirë ajo i dërgon foto me fustanin e nusërisë.
Kur sheh foton djali fillon të bërtasë e ua tregon edhe kolegëve të tyre.
Të gjithë burrat në dhomë u larguan të frikësuar, vetëm koleges së tij grua i pëlqeu fotoja.
Martesa është festa që i tremb vërtet burrat.
Postimi i Gentit
/Shqiptarja.comKomente

