/ATSH-ANSA/ - Ministri i Jashtëm italian, Paolo Gentiloni mohoi sot zërat se qeveritë evropiane po diskutonin pezullimin e rregullave të zonës Schengen. "Sakrifikimi i lirisë së lëvizjes do të ishte një çmim i papranueshëm që do t'ia paguanim terrorizmit", deklaroi Gentiloni para Senatit lidhur me sulmet e fundit terroriste në Francë.
Ndërkohë, edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel ishte në të njëjtën linjë me zyrtarin e lartë italian kur deklaroi gjatë një konference shtypi me kryeministrin turk, Ahmed Davutoglu se "marrëveshja e Schengenit nuk vihet në dyshim".
"Megjithatë, shkëmbimi i informacioneve mes vendeve anëtare është shumë i rëndësishëm", deklaroi ajo.
Ndërkohë, një zëdhënës i Bashkimit Evropian tha se pikërisht nevoja e shkëmbimit të informacioneve do të diskutohet në një takim të së dielës së ardhshme në Paris me ministrat e Brendshëm të unionit.
"Do të mund të bëhen vetëm modifikime", tha zëdhënësi.
/Shqiptarja.com