/ATSH-ANSA/ - Reputacioni i Bashkimit Evropian përsa i përket ngjarjeve tragjike me emigrantët është në pikëpyetje, deklaroi ministri i Jashtëm italian, Paolo Gentiloni.
"Shumë vetë e kanë thënë këtë gjë, në ndërkohë që tragjedia e ditës së djeshme na qartëson se ne kemi nevojë për përgjigje, për përgjigje bindëse", theksoi ai.
"Në takimin për çështjen e emigrantëve, Italia do të kërkojë tre gjëra nga Bashkimi Evropian, angazhimin në luftën kundër trafikantëve të qenieve njerëzore, burime më të mëdha financiare dhe ekonomike për operacionet 'Frontex' dhe 'Triton' si edhe më shumë burime për të pritur emigrnatët", deklaroi Gentiloni.
"Kështu pra, ne kemi nevojë për ndihmë politike në këtë aksion kundër trafikantëve", theksoi ai.
/Shqiptarja.com