George dhe Barbara Bush, 73-vitet e tyre të dashurisë përmes fotove

George dhe Barbara Bush, 73-vitet e tyre të dashurisë përmes fotove

Ish-Presidenti i SHBA-ve, George W. Bush dhe gruaja e tij, Barbara

Vetëm 8 muaj pasi derdhi lot për humbjen e gruas së tij, ish-presidenti i SHBA-ve, George H.W. Bush ndërroi jetë mbrëmjen e kaluar në moshën 94 vjeçare. George dhe Barbara Bush qëndruan pranë njëri-tjetrit për gati 80 vite dhe kanë lënë pas një vepër të pasur jetësore, falë kontributit të tyre të gjatë në politikë dhe angazhimit në vepra bamirësie.

Dyshja u martuan më 6 janar 1945, pak kohë pasi George u kthye nga Lufta e Dytë Botërore, dhe ai ishte pranë gruas së tij deri ditën kur ajo u largua nga kjo botë. George i mbajti dorën Barbaras deri në momentin që ndërroi jetë në shtëpinë e tyre në Houston.

“Ende jam në dashuri me burrin që u martova para 72 vitesh”, kishte thënë Barbara, një vit para se të ndërronte jetë. Këto fjalë të thjeshta shërbejnë si testament i një dashurie të pabesueshme, e cila filloi gjatë një vallëzimi për Krishtlindje në vitin 1941. Më vonë, ata krijuan familje me gjashtë fëmijë dhe 14 nipa e mbesa, duke u bërë familja më e madhe presidenciale.

Por jo vetëm kaq, Presidenti Bush kishte emërtuar tre aeroplanë sipas emrit të të dashurës së tij, Barbara, gjatë vitit 1944 kur aeroplani i tij dhe disa aeroplanë të tjerë ishin rrëzuar nga forcat japoneze. George ishte i vetmi pilot që arriti të dilte nga aeroplani dhe t’i shmangej kapjes nga ushtarët japonezë, dhe mendohet se emri i personit të tij të zemrës t’i ketë sjellë fat.

Vitin e kaluar çifti u shtruan të dy në spital, George vuante nga pneumonia e ndërsa Barbara nga bronkiti.

Vitet e fundit të jetës, çifti kalonin gjithë kohën me njëri-tjetrin dhe kishin një jetë shumë të qetë në shtëpinë e tyre në Teksas. Barbara rrëfente se ata luten çdo natë së bashku, dhe kjo gjë ishte një prioritet për të gjithë familjen. Ndërkohë më poshtë ju sjellim George dhe Barbaran në 73-vitet e tyre të dashurisë përmes fotove. Shijojini!

Ora 17:42
George dhe Barbara Bush, 73-vitet e tyre të dashurisë përmes fotove
  • //Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:
      26 Dhjetor, 08:05

      Si ka qenë për ju viti 2024?



    ×

    Lajmi i fundit

    VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

    VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU