Këngëtari britanik Max George dhe modelja e “Sports Illustrated’, Nina Agdal, janë ndarë pas disa mujave lidhje.
25 vjeçari Max, i cili e ka takuar Ninën në një fushatë mode rreth një viti më parë, është ndarë me modelen në të njëjtën kohë që grupi i tij muzikor, “The Wanted” u shpërbë.
Sipas burimeve kjo situatë nuk ka qenë e lehtë për të.
“Por ai prapë është optimist. Ai po i sheh të gjitha këto që i ndodhën si një mundësi për t’ia nisur nga fillimi”, ka thënë burimi.

Sipas mediave të huaja çifti është ndarë pasi ata dëshironin gjëra të ndryshme dhe po qëndronin larg njëri-tjetrit.
Nga ana tjetër spekulime të shumta janë ngritur, pasi një javë më parë Nina u pa të dilte nga një klub nate me aktorin Leonardo Di Caprio, në orët e para të mëngjesit.
Leo, ndërkohë është në një lidhje me modelen Toni Garrn.
Kjo e fundit u shfaq e vetme në Festivalin e Filmit në Gjermani, të enjten që kaloi.
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com