Artisti i njohur George Pali, i cili prej vitesh jeton ne SHBA, do të rithkehet pranë publikut vendas në datën 15 maj ora 18:00 në ambjentet e Galerisë FAB ku do të çelë personalisht ekspozitën e tij më fundit "Journey Continues"(Udhëtimi vazhdon).
Në formatin "One man show", dhe në konsulencën artistike nga Sadik Spahija, Vladimir Myrtezai dhe Merita Spahija, piktori i njohur bashkohor i cili që nga viti 1988 punon dhe jeton në Stamford CT në Shtetet e Bashkuara, do të rikthehet në Shqipëri me një ekspozitë në Universitetin e Arteve(Galerinë Fab), pas asaj të çelur përpara 2 vitesh(tetor 2013) në Galerinë Kombëtare të Arteve, të titulluar ""The Journey".
George Pali
Fituesi i çmimit "Leone'd'Oro dell'Arte" (Golden Lion of Arts) në Monte Carlo (Monaco) në vitin 2012, artisti që numëron plot 30 shfaqe(ekspozita personale, në grup dhe ekzibicione) shquhet në gjallërinë që u jep pikturave, dhe ngjyrave që përdor duke ekzekutuar teknikisht një stil mjaft të veçantë.
Si një endje midis imazheve dhe muzikës, nga e kaluara, mbetjet e jetës të përditshme dhe të përvojave, Pali sjell gjithmonë ngjyra, forma, modele e kompozime ekspresive nëpërmjet pikturave të tijë frymnëzuese, të cialt nuk do të mungojnë edhe kësaj here në përmbajtjen e ekspozitës së tijë.
Artisti i ditëlindjes së vitit 1957, gjatë fëmijërisë ishte i interesuar dhe i apsionuar mjaft në muzikë, por pak nga pak ai e braktisi pasionin e tijë për muzikën për pikturën, ku përmes së cilës ai ka gjetur rrugën e tijë për të shprehur më mirë veten.
Ekspozita "Journey Continues" do të qëndrojë e hapur deri më 24 maj.
/atsh/
/Shqiptarja.com