George Robertson vizitoi Kosovën,
apelon për stabilitet e debat politik

George Robertson vizitoi Kosovën,<br />apelon për stabilitet e debat politik
Ish Sektretari i përgjithshëm i Nato-s George Robertson ka vizituar sot Kosovën ku ka apeluar që në vend të ketë stabilitet dhe debat politik konstruktiv. Siç raportojnë mediat kosovare, këto deklarata ai i bëri gjatë një takimi me kryeministrin e Kosovës, isa Mustafa i cili i ka shprehur mirënjohjen për ndihmën që ka dhënë për Kosovën në kohën e luftës.
 
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Lordi George Robertson, vlerësoi progresin e arritur në Kosovë në këto vite pas luftës së vitit 1999, duke çmuar përkushtimin e qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës për zhvillimin e vendit dhe për stabilitetin rajonal me qëllim që Kosova të vijojë të mbetet një vend me prosperitet.

Lordi Robertson theksoi rëndësinë që ka për Kosovën zhvillimi i përgjithshëm i demokracisë, duke veçuar nevojën për stabilitet dhe debat politik përmes mjeteve demokratike.

Robertson, po ashtu, shprehu përkrahje të mëtejshme për progresin në Kosovë.
 
Ndërkohë, kryeministri Isa Mustafa i ka shprehur mirënjohjen e popullit të Kosovës për ndihmën që ai ka dhënë në vitet e vështiratë Kosovës, në kohën e krizës së luftës në vitin 1999.

Republika e Kosovës është sot shtet demokratik, sovran dhe i pavarur falë përkrahjes që populli jonë dhe lufta e tij çlirimtare mori nga shtetet demokratike nga vendet lidere të botës demokratike, SHBA-të, Mbretëria e Bashkuar dhe vendet tjera evropiane pjesë e Aleancës Veriatlantike, e cila udhëhiqej nga Lordi George Robertson”, theksoi kryeministri.

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa e ka njohur Lordin Robertson për progresin që po arrihet në Kosovë dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për zhvillim ekonomik, për integrime evropiane si dhe për forcimin e gjithanshëm të shtetit.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin