Gërdeci, familja Durda në SPAK: Fatmir Mediu ‘vrau’ nuk ‘shpërdoroi detyrën’, të ndryshojë akuza! Vrasje në rrethana cilësuese ose 'me dashje të tërthortë’

TIRANË- Familja Durda, e cila më 15 mars 2008 humbi të birin, Edisonin vetëm 7 vjeç nga shpërthimi në Gërdec, i kërkon SPAK-ut të ndryshojë kualifikimin e veprës penale për ish Ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, nga “shpërdorim detyre” në ‘vrasje në rrethana cilësuese’ ose “vrasje me dashje të tërthortë” që do të thotë nuk donte pasojën por e la të ndodhte.

Kërkesa është depozituar të premten në Prokurorinë e Posaçme, përmes prapësimeve të dorëzuar si pala kallëzuese pasi SPAK i njoftoi për përfundimin e hetimeve. Bashkëshortët Feruzan dhe Zamira Durda, që në tragjedinë e 15 marsit 2008 humbën djalin e tyre 7 vjeçar Edisonin u paraqitën sërish në SPAK. Ata dorëzuan me shkrim  pretendimet brenda afatit 10 ditor nga njoftimi i akuzës për ish ministrin.

Më 11 janar 3 prokurorët Klodian Braho, Altin Dumani dhe Arben Kraja i komunikuan Fatmir Mediut akuzën për “shpërdorim detyre” dhe “shpërdorim të detyrës në bashkëpunim” me kuadrin komandues ushtarak. Ish-ministri e cilësoi  me prapavijë politike akuzën ndaj tij ndërsa e avokatët Henrik Ligori dhe Ardjan Visha e quajtën absurd vendimin e prokurorisë. Ata pretenduan se është një akuzë e ngjizur nga hiçi, dhe do të kërkojnë pushimin e çështjes.

Pas marrjes  së pretendimit të palëve SPAK pritet ta dërgojë çështjen në gjykatë  ndërsa gjyqtari paraprak do të jete ai që  do të  vendosë nesë do e kalojë  për gjykim me provat e paraqitura nga prokuroria apo do të pranojë pretendimet e mbrojtjes.

Në mars të vitit të kaluar  SPAK kërkoi rigjykimin e Fatmir Mediut, pasi e akuzon si një nga ish zyrtarët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur. Më herët avokatët e Mediut pretenduan se rihapja e dosjes Gërdeci ishte në shkelje të ligjit, të parimit të gjësë së gjykuar. Shkelje u konsiderua sipas mbrojtjes dhe fakti se një gjykatë më e vogël prishi vendimin e Gjykatës së Lartë.

Çështja ndaj ish ministrit Fatmir Mediu u mbyll më 14 Shtator 2009, kur ai u rizgjodh deputet pasi avokatët mbrojtës në atë kohë argumentuan se hetimi ndaj tij bëhej vetëm pas autorizimit të Kuvendit për heqjen e imunitetit. Ishin familjarë e Edison Durdajt, 7-vjeçarit që humbi jetën gjatë shpërthimit që e vendosën në lëvizje SPAK për të rihapur dosjen Gërdeci.

K.T./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Keti: 22/01/2023 19:22

    Zoti Rama po me universitetin Funeral, kur do mereni, Astrit Veliaj drejton albanian university, tek ish hotel internacional ne qender te tiranes posht funeral siper godines universitet cmenduri e till vetem ne shqiperin ton mund te ndodhi, Po kjo ministria arsimit mbi cfar kriteresh e akrediton??

    Përgjigju
  • janos: 22/01/2023 18:20

    zonja durda bashke me mediun ka qene dhe saliu dhe shkelzeni,,,te tre kane vrare 26 veta dhe plagosur me qindra ,,te tre duhen akuzuar me vrasje me paramendim...

    Përgjigju
  • E drejta: 22/01/2023 18:07

    Fatmiri burgun e duart me gjak.Ja lyer duart ne gjak.

    Përgjigju
  • Anti korrupsioni: 22/01/2023 16:09

    Burg per kete maskarain bashke me berishen zenin e nje tuf te tjera . Po burgun e kan pak keto te babzitur .

    Përgjigju
  • Gripi: 22/01/2023 14:56

    Vertete mendoni se do gjeni drejtesi per simbolin e lidhjes me bandat Fatmir Medihoxhen? E dini qe eshte kunati i Celibasit te KQZ? Mendoni se Celibashi nuk ka ndikim ne politike dhe ne gjyqesor? E dini qe eshte vellai i gruas te Celibashit, asaj qe u rrezua makine bashke me Olldashin kur vdiq? Media Heshti, Qeveria dhe Policia Heshten, Prokuroria Heshti, Opozita heshti per kete deshmitare okulare te asaj qe shume vete e quajne vrasje. E kuptoni o njerez te mjere se cfare pushteti kane keta pushta? Duhet gjyjate nderkombetare si ne kosove per krimet e ketyre njerezve se SPAK lindi shterpe dhe shterpe do mbese. Keta thone qe Mediu ka bere 600 milion evazion fiskal dhe bredh i lire kur per nje celular te vjedhur bejne nga 3 vite burg. I ka falur te dashures Eli Fara 1 mije m2 tike ne karaburun dhe askush nuk flet. Merrni drejtesine ne doren tuaj o njerez osw ndryshe heshtni dhe punoni prape te fabrika e Shkelzenit ne Gerdec se ka investuar 3 milion euro.

    Përgjigju
    • Ftohja: 22/01/2023 15:20

      Po prandaj ka dhe avokat të mirë o Grip, burron e një sih deputete të PS dhe (ortake e zyrës ligjore të Fatmir Xhafkës) dhe shokun e ngushtë të Celibashit

  • Gent Gaxhi Çafaj: 22/01/2023 14:52

    Un Fatmir Gaxhi Çafaj çuni i Hamdi Asramës jam me familjen Durda. Ky Fatmir Mediu duhet prej vitesh të kalbej në burg. Po ky jo vetëm që ska bër burg por vazhdon e paguhet me taksat e këti populli që i ka vrar. Kjo gjë ndodh vetëm në Albanistanin e Evropës.

    Përgjigju
  • Une: 22/01/2023 14:13

    Ky Dumani i SPAK tha qe punon 7 dite ne jave per popullin , siduket kete fundjave e paska marre pushim. Partia Socialiste te nderyj ne kushtetute , kush nuk ben punen te gris bythen. Marrin rroga te majme dhe nuk dhe mbushin breket sapo ju permend Saliun dhe Meten. Fatja aq tru ka, behet lehte kok turku ta shtyjne edhe disa vjet me rrog e me zyra.

    Përgjigju
  • Erjon: 22/01/2023 12:58

    Te mbeshtesim familien e femijes qe ky felliqsir te mare ate qe meriton

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK