TIRANË – Gjykata Kushtetuese vendos të rikthejë në Gjykatën e Lartë gjykimin ndaj ish ministrit të mbrojtjës Fatmir Mediu, pas akuzave të të plagosurve të tragjedisë së marsit 2008 në Gërdec.
Sipas deklaratës së Shoqatës së Familjarëve të Gërdecit, me vendimin nr. 27 dt. 09.05.2012 Gjykata Kushtetuese vendosi të shfuqizojë vendimin nr. 5 dt. 01.03.2010 të Gjykatës së Lartë dhe si rrjedhim të kthejë për shqyrtim cështjen penale Roxhers Durdaj dhe Alketa Hazizaj kundër Fatmir Mediut. Gjykata Kushtetuese e ka cilësuar të padrejtë dhe në shkelje të Kushtetutës mënyrën sesi Gjykata e Lartë vendosi të mosfillojë procedimin penal ndaj ish Ministrit të Mbrojtjes, ku ajo përdori pa të drejtë kompetenca që i takojnë akuzës ( prokurorisë) duke cënuar paanshmërinë e gjykatës, si dhe interesat e ligjshme të të plagosurve.
REAGOJNË FAMILJARËT
Sipas Shoqatës së familjarëve të tragjedisë, jo vetëm që vendimi ishte në favor të të dëmtuarve të shpërthimit të Gërdecit, por njëkohësisht u sqarua edhe një nga momentet e errëta të një praktike të ndjekur gabim prej vitesh tashmë nga Gjykata e Lartë.
“Nga vendimi del qartë që gjykatës nuk i takon të vendosë për të filluar ose jo procedimin penal, e drejtë kjo që tashmë mund të thuhet zyrtarisht se i përket vetëm të dëmtuarit akuzues dhe vullnetit të tij. Vlen të theksojmë se standardi i gabuar i gjykimit është përsëritur edhe në rastin e kërkesave të paraqitura nga të plagosurit e tjerë, të cilët janë trajtuar në të njëjtën mënyrë. Vendimi nr. 27 dt. 09.05.2012 i Gjykatës Kushtetuese do t’i celë rrugën një gjykimi më të drejtë dhe nga e para e të gjithë kërkesave të tyre”, thuhet në deklaratën zyrtare.
Me vendimin e sotëm Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj e detyron Gjykatën e Lartë të mos pengojë dhe madje të vihet në rolin e ndihmuesit për realizimin e këtij procesi.
KËRKESA NË KUSHTETUESE
Më 12 dhjetor të vitit 2009, Durdaj dhe Hazizaj e akuzuan Mediun si shkaktar te dëmtimeve të tyre, pas tragjedisë së 15 marsit të vitit 2008 në Gërdec. Dy të dëmtuarit e kësaj tragjedie e akuzuan ish-ministrin Mediu, për "plagosje të rëndë nga pakujdesia".
Në mars të vitit 2010, Gjykata e Lartë vendosi pushimin e çështjes ndaj ish ministrit.
Më shumë se një vit më vonë, në qershor të vitit 2011, Roxhers Durda dhe Alketa Hazizaj, iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese për të vënë “drejtësi”.
Në fillim të seancës gjyqësore, paditësit për 20 minuta me radhë parashtruan të gjitha argumentet se vendimi i Gjykatës së Lartë për mosfillimin e procedimit gjyqësor ishte i paligjshëm. Ata thanë se kolegji duhet të hapte shqyrtimin gjyqësor dhe palët të debatonin e të zhvillonin një proces të rregullt, ku gjithkush mund të bënte prova apo të kërkonte më pas pafajësi. Sipas tyre, Gjykata e Lartë është gjykata kompetente për gjykimin e personave me imunitet, dhe si rrjedhojë ajo duhet të fillonte procedurat për këta persona me Parlamentin e Shqipërisë. Avokatët parashtruan se i kërkojnë Gjykatës Kushtetuese rikthimin e kësaj kërkese në Gjykatën e Lartë apo të japë urdhër që të fillojë shqyrtimi gjyqësor.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com