Masakra e Gërdecit/ GJKKO i thotë 'Jo' Mediut për videokonferencë, dëshmitarët amerikanë do të pyeten nga agjentët e FBI-së

TIRANE- Dëshmia e 5 shtetasve amerikanë për llogari të procesit Gërdeci, përfaqësues të kompanisë SAC, nuk do të bëhen me anë të video-konferencës.

Vendimi është marrë spot  nga gjyqtarja e çështjes Irena Gjoka, në seancën e kësaj të enjte pavarësisht këmbënguljes së avokatëve mbrojtës të ish-ministrit Fatmir Mediu.

“Ju nuk mund ta kaloni kështu. Duhet të detyroni prokurorin të provoj aktet dhe provat. Si qenka kjo kështu? Duam të provojmë fajësinë për t’i bërë qejfin miletit, të kënaqet SPAK me një vendim fajësie? Ky është një proces shterpë, nuk pjell dot fajësi, nuk lind dot prova që implikojnë z.Mediu në shpërthimin e Gërdecit”, tha avokati i Mediut, Ardian Visha gjykatësit sot në seancë

Në këtë konferencë është plotësisht e mundshme teknikisht dhe për më tepër e pranuar nga autoritetet amerikane të ngarkuar me ekzekutimin e letërporosisë në dy përgjigjet e tyre të sjella nëpërmjet email në Ministrinë e Drejtësisë' tha Visha jashtë seancës për gazetarët.

Por gjykata ka pranuar kërkesën e mbrojtjes që i pranishëm në marrjen në pyetje të dëshmitarëve nga agjentet e FBI të jetë edhe gjeneral major Andrey Turley, avokat penalist, si përfaqësues i Fatmir Mediut gjatë ekzekutimit të letër porosisë.

Në çdo rast i kërkojmë gjykatës të jetë prezent një avokat amerikan gjeneral major i përzgjedhur nga ne si ndihmës për këtë çështje në ekzekutimin e e letërporosisë në SHBA. Kjo e dyta u pranua.

Gjatë seancës ku vetë i pandehuri Mediu nuk ishte i pranishëm, pati debate të forta mes palëve në lidhje me mos marrjen e një vendimi nga gjykata për pyetjen e ekspertëve që kanë përgatitur akt ekspertimin financiar.

Seanca e radhës do të zhvillohet në 15 maj ku pritet debat në lidhje me provat shkresore të paraqitura nga SPAK.

G.K/Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 03/05/2024 03:08

    Nuk dua t'i dal ne mbrojtje Mediut,por marrjet ne pyetje te deshmimtareve me leter-porosi vlejne vetem per fazen e hetimit,jo per gjyqin.Kur vjen koha e gjyqit,paleve u duhet te ballafaqojne,te pyesin e kunderpyesin deshmimtaret per cdo fjale e shprehje qe kane thene e per te gjetur te cara,ose paqartesi ne deklaratat e tyre te cilat mund te perdoren mire nga palet kundershtare.Kurse me leterporosi vetem sa i pyet me pyetje te parapergatitura,as i ballafaqon,as i kundershton,as i provokon dot,nuk ke mundesi qe t'i pyesesh as per pikepyetje qe mund te krijohen aty per aty gjate zhvillimit te procesit.Edhe ai defense attorney qe ka marre Mediu besoj se thjesht do jete vetem i pranishem,nuk jepen info.nese ka te drejte te pyese deshmimtaret.Mendoj qe gjykatesja nuk ka marre vendimin e duhur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave