TIRANE - Dosja “Gërdeci” vijon të përplaset në dyert e Gjykatave. Kur ka kaluar më shumë se një javë nga vendimi i Gjykatës së Apelit, i cili zbuti vendimet për të akuzuarit, pesë prej tyre për të cilët u kërkua rikthimi në qeli, i janë drejtuar Gjykatës së Lartë.
KËRKESAT PËR PEZULLIM
Burime të besueshme pranë këtij institucioni, bënë të ditur se në periudhën kohore 13-19 shkurt të këtij viti, të pandehurit Jorgo Mino, Fahri Toska, Gëzim Oshafi, Fatbardh Kuçi dhe Dashnor Çaushi kanë depozituar kërkesa për pezullimin e vendimit të Gjykatës së Apelit.
Duket se, menjëherë pasi treshja gjykuese në Apel ka lexuar vendimin, të pandehurit kanë pasur gati këtë kërkesë. Do të jetë kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, e cila ka kompetencën për të pranuar ose jo kërkesat për pezullimin e vendimit. Gjithsesi, specifikojnë burimet, kjo nuk e pengon policinë nga ekzekutimi i urdhrave të prokurorisë, për shkak se vendimi i Apelit është një vendim I formës së prerë.
Burimet saktësuan se të pandehurit Denis Hajdari, Ndue Marku, Armand Tartari dhe Luan Hoxha nuk i janë drejtuar ende gjykatës me një kërkesë të tillë. Në bazë të procedurës, kërkesa për pezullim bëhet kur të pandehurit janë dënuar me pak muaj ose vite burgim, dhe kur vepra penale e konsumuar prej tyre nuk përbën rrezik shoqëror. Nëntë personat të cilët rezultojnë të jenë shpallur në kërkim policor, akuzohen për “shpërdorim detyre nga kuadri komandues”.
NË KËRKIM POLICOR
Një ditë pas vendimit, në policinë e Tiranës u vetëdorëzuan Mihal Delijorgji, Ylli Pinari, Dritan Minxolli dhe Sokol Ngjeçi. Një ditë më vonë policia arrestoi Hysni Çoçkën, dhe më datë 16 shkurt u arrestua edhe I pandehuri Zenun Fero. Ndërkohë rezultojnë ende në kërkim policor ish-shefi I Shtabit të Përgjithshëm Luan Hoxha, si dhe punonjësit e ministrisë së Brendshme Dashnor Çaushi, Armand Tartari, Ndue Marku, Fatbardh Kuçi, Gëzim Oshafi, Jorgo Mino, Denis Hajdari dhe Fahri Toska.
Këta persona janë shpallur në kërkim policor, pasi nuk janë gjetur në banesat e tyre dhe nuk është bërë I mundur ekzekutimi I urdhrave të lëshuar nga prokuroria pas dhënies së vendimit nga Gjykata e Apelit. Më 13 shkurt të këtij viti, treshja gjykuese e përbërë nga Alaudin Malaj, Gent Shala dhe Shkëlqim Miri, pranoi vendimin e shkurtuar për Mihal Delijorgjin, Ylli Pinarin, Dritan Minxollin dhe Sokol Ngjeçin.
Duke përdorur një vendim unifikues të Gjykatës Kushtetuese, i cili parashikon që të pandehurit të kërkojnë gjykim të shkurtuar edhe në shkallën e dytë të gjyqësorit, Gjykata dha vendime më të buta se ato që Gjykata e Shkallës së Parë kishte dhënë afro 12 muaj më parë.
PROCEDURA
Vendimi i Apelit, si funksionon ekzekutimi urdhrave
Policia e Tiranës ka të gjitha të drejtat për të ekzekutuar urdhrat e vendimeve të lëshuara nga prokuroria, pas vendimit të formës së prerë të Apelit. Në bazë të procedurës ligjore, kur vendimi merr formën e prerë, asnjë kërkesë që bëhet nga të pandehurit për pezullim vendimi, nuk mund të ndikojë në mosarrestimin e tyre, deri në momentin kur Kryetarja e Gjykatës së Lartë të vendosë.
Pas pesë kërkesave të tilla që gjenden që nga 13 shkurti në tryezën e Shpresa Beçajt, do të jetë kjo e fundit që do të marrë vendim për pezullimin ose jo të vendimit të Gjykatës së Apelit. Deri në një vendim të tillë, policia e Tiranës duhet të zbatojë urdhrat e ekzekutimit. Më 14 shkurt, prokuroria e Tiranës firmosi 15 ekzekutime vendimesh, ku vetëm gjashtë prej tyre janë zbatuar.
(b.mshqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Lartë, 9 ende në kërkim">