Gërdeci, Tahiri: Ndjesë familjarëve
politikanë duhet të ishin pas hekurave

Gërdeci, Tahiri: Ndjesë familjarëve<br />politikanë duhet të ishin pas hekurave
Ministri i Brendshëm ende në detyrë, Saimir Tahiri në 9-vjetorin e tragjedisë së Gërdecit deklaroi se ata që sot bëjnë moral dhe politikë duhet të ishin pas hekurave për atë që kanë bërë.
 
"Sot është një ndër ditët, ndoshta më alarmante që na kujton ne publikisht dhe mbi të gjitha çdo qytetari padrejtësinë e madhe që bëhet dyerve të gjykatave.
 
Sot 9 vite më parë 26 qytetarë shqiptarë kanë humbur jetën në mes tyre edhe fëmijë, në një biznes që armët i përdorte për një biznes të paligjshëm dhe kriminal dhe që i mori jetën 26 njerëzve.
 
Sot ende nuk ka drejtësi, madje disa nga autorët janë ende shfaqur publikisht dhe guxojnë bëjnë moral publik lidhur me ç’është Shqipëria sot dhe ç’duhet të bëhet nesër.
 
Unë kam mbajtur detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme dhe edhe në këtë cilësi më duhet të kërkojë një ndjesë personale edhe në emër të detyrës që kam mbajtur për gjithçka nuk kemi bërë dot në raport me ata që shkaktuan tragjedinë e Gërdecit e që sot janë të lirë.
 
Por ky është një angazhim dhe vetëdija jonë e madhe, e imja, e kolegëve të mi, e qeverisë, e Kryeministrit për të bërë drejtësinë që duhet ndaj të gjithë atyre në sistemin e drejtësisë që kanë lënë të lirë sot, për 9 vite me radhë ata që shkaktuan 26 viktima
" deklaroi ai.
 
Ndërsa më pas, Tahiri u shpreh se do të propozoj që amnistia për dorëzimin e armëve të vazhdojë deri në fund të këtij viti, më pas ligji duhet të jetë shumë i ashpër për personat që mbajnë armë pa leje.
 
"Statistika e armëmbajtjes pa leje është më shumë se tragjike në Republikën e Shqipërisë. Vetëm Policia e Shtetit në tre vitet e fundit ka arrestuar mbi 3 mijë shtetas shqiptarë për armëmbajtje pa leje.
 
Është shumë krahasuar me çdo vend të botës. Këtu flas për vendet që kanë një minimum të standardit të shtetit ligjor dhe demokracisë, jo për vende që janë në luftë apo kaos total.
 
Por të arrestosh më shumë se 3 qytetarë në ditë për armëmbajtje pa leje, dhe kjo për 3 vite rresht, nga njëra anë tregon përmasën e problemit që kemi. Dhe nga ana tjetër domosdoshmërinë që duhet t’i vëmë vetes përpara për ta zgjidhur këtë problem.
 
Gjithashtu, eksperienca ka treguar se ne duhet të fillojmë të thyejmë modelin që kemi kalitur gjatë dekadave të fundit, dhe të ndërtojmë modelin që duam si referencë permanente për të rinjtë dhe për fëmijët tanë.
 
Deri dje jemi rritur me idenë që “trim” është ai që sillet si trim, pa e lidhur këtë me mendjen a me dijen.
 
Sot duhet (dhe unë e Ministria e Brendshme është munduar ta bëjë këtë) Sot “trim” është ai që duhet ta dorëzojë armën. Dhe akoma më trim ai që refuzon tërësisht dhunën.
 
Dhe akoma më “trim” ai që i dedikohet dijes, librit, kulturës po ashtu
"deklaroi ai.
 
 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD te Bashkia e Tiranës, Policia njofton masat dhe rrugët që bllokohen sot! Koha dhe itinerari që duhet të ndjekin shoferët

Protesta e PD te Bashkia e Tiranës, Policia njofton masat dhe rrugët që bllokohen sot! Koha dhe itinerari që duhet të ndjekin shoferët