Kur e gjithë vëmendja e opinionit publik por dhe e ndërkombëtarëve ishte përqëndruar sot në Gjykatën e Tiranës, nga ku do mësohej dhe verdikti për 29 të pandehurit e tragjedisë së 15 marsit 2008, vjen lajmi se vendimi do të shtyhej më 12 mars.
Seanca ishte planifikuar të nisë në orën 10:00 në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës, por u njoftua shtyrja e saj.
Kryetari i trupit gjykues, Ridvan Hado kërkoi më shumë ditë në dispozicion për të argumentuar vendimin e tij për shkak të kompleksitetit të të çështjes. Bëhet fjalë për tragjedinë më të rëndë ku nga shpërthimi i një fabrike të demontimit të municioneve gjetën vdekjen 26 persona, 300 u plagosën, si dhe u dëmtuan shumë banesa e biznese.
Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për ish drejtorin e MEICO-s Ylli Pinari, për pronarin e kompanisë Alba Demil Mihal Delijorgji si edhe për administratorin e kompanisë së demontimit në Gërdec Dritan Minxollin. Ndërsa 8 vite burg janë kërkuar për ish-shefin e Shtabit të ushtrisë Luan Hoxha dhe dhe 23 vite burg për Sokol Ngjecin. Nga ana e tyre të pandehurit mohuan akuzat dhe kërkojnë deklarimi të pafajshëm.
DENIMET E KERKUARA NGA PROKURORIA
YLLI PINARI - ish-Drejtor i ndërmarrjes shtetërore të armëve MEICO: Burgim i përjetshëm, përjashtim nga e drejta e të ushtruarit të detyrave shtetërore dhe 2 milionë lekë gjobë
MIHAL DELIJORGJI – Pronari i kompanisë së çmontimit Albademil, burgim i përjetshëm, 75 milionë lekë gjobë kompanisë dhe mohimin për t’u marrë me demontime në 25 vitet e ardhëshme
DRITAN MONXOLLI – Ish-drejtor i kompanisë Albademil, burgim I përjetshëm
SOKOL NGJECI – Specialist I demontimit praën MEICO-s 23 vjet burg
LUAN SHEHU – Ish Shef I Shtebit të PËrgjithshëm të Ushtrisë, 8 vjet burg për shpërdorim të detyrës si komandues dhe ndalim për 5 vjet I të drejtës së ushtrimit të profesionit.
SHPETIM SPAHIU – Ish Komandanti I Forcave të Bashkuara, 8 vjet burg, dhe pesë vjet pengesë për të punuar në Shtet
ZIJA BAHJA – Ish- Komandant I Komandës Mbështetëse, 6 vjet burg dhe ndalim I tyë drejtës së punës në Shtet për 4 vjet
AGIM LALA – Ish-ushtarak I forcave të armatosura, 4 vjet burg dhe heqja e të drejtës për të punuar në Shtet me 4 vjet
Për Shkelzen Madani - 8 vjet burg, Dashnor Caushi - 8 vjet burg, Ardian Mullai - 7 vite burg, Zija Baja 6 - vjet burg, Zenun Ferro - 4 vite e 6 muaj burg, Hilmi Lacaj - 4 vjet burg, Fahri Toska - 4 vite burg, Jorgo Mino - 4 vite burg, Fatbardh Kuqi - 3 vjet e 6 muaj, Ndue Marku - 3 vite burg, Besnik Dauti - 3 vite, Fiqiret Mato - 2 vite burg, Adriatik Metma - 1 vit burg, Lavdi Shatro - terhiqet akuza
Dosja ‘Gerdeci’ u regjistrua në gjykatën e Tiranës në 11 Qershor të 2009. Më 1 nëntor 2011 prokuroria dha pretencen. Me 20 shkurt 2012 trupi gjykues u terhoq per te marre vendimin.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com