Fakte të reja janë publikuar sa i përket ndarjes së aktorit të njohur hollivudian Richard Gere nga bashkëshortja e tij Carey Lowell. Sipas mediave të huaja një nga arsyet kryesore që çoi në përfundimin e kësaj marrëdhënie ka qenë tradhtia në tentativë që Gere do të kryente me mikeshën e Carey.

richard gere

“Goditja e fundit për martesën e tyre erdhi kur një zënkë e ashpër shpërtheu në mes të Richard dhe Carey rreth tentimit të tij për ta tradhtuar atë me një prej shoqeve të saj. Pas një serie të bërtiturash Carey i ka thënë atij se gjithçka kishte përfunduar,”- është shprehur një burim pranë çiftit.

richard gere

Femra me të cilën Richard dëshironte të tradhtonte bashkëshorten ishte  një grua e re atraktive, e cila bënte joga me Carey.  Proçedurat e ndarjes së Richard Gere dhe bashkëshortes së tij Carey Lowell kanë nisur që në muajin shtator të këtij viti.

Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)