Geri Kokalari: Mediu hëngri byrekun e nënës sime, ndërsa ndërronte orët e dorës mbi 10 mijë dollarë secila! Takoi me urgjencë Shkëlzenin, pasi NYT i shkoi në zyrë
Fatmir Mediu, Shkëlzen Berisha dhe Geri Kokalari
Në një intervistë botuar në Dita, aktivisti i njohur shqiptaro-amerikan Geri Kokalari flet për njohjen me Fatmir Mediun, ish-ministri i Mbrojtjes i përfshirë në shpërthimin e tmerrshëm të Gërdecit, rikthyer për hetim nga SPAK, pas marrjes të pandehur të Fatmir Mediut.
Gjëja që më bëri më shumë përshtypje në lidhje me Fatmirin atë kohë ishte koleksioni i tij mbresëlënës i orëve të dorës. Më kujtohet kur e shihja duke sistemuar, vendosur e përzgjedhur ato orë që vlerësoj se kishin vlerë mbi 10,000 dollarë secila. Pyetja që mbetej pa përgjigje në mendjen time ishte se nga i mori ai paratë për të blerë ato orë?
Më pas lexova lidhjet midis trafikantit të drogës Gazmend Mahmutaj dhe Fatmir Mediut. Ndërsa shërbente si Ministër i Mbrojtjes, Mediu vuri Kasem Mahmutaj, vëllain e Gazmendit, në krye të depove të municioneve në Shqipëri, përfshirë një që i siguronte municion AEY-së Fasë Gërdecit”.
Kokalari tregon edhe një episod mes Mediut dhe gazetarit amerikan që hetoi Gërdecin, ku përmend Shkëlzenin, që u thirr sot nga SPAK:
“Ndihmova futjen në kurth të Mediut nga Nicholas Wood, një reporter i New York Times i cili punoi në artikullin e AEY.
Për shkak të egos së tij të tejfryrë, Mediu me naivitet mendoi se po intervistohej nga New York Times për ngjitjen e Shqipërisë në NATO dhe çështje të tjera. Por Wood e kapi gafil atë me pyetje dhe dokumente në lidhje me AEY dhe Gërdecin.
Wood më tha më pas se Mediu u bë i bardhë në fytyrë sikur të kishte parë një fantazmë. Ishte pa dyshim një nga surprizat më të mëdha të jetës së Mediut.
Pak pas intervistës, unë u kontaktova nga një gazetar i njohur shqiptar i cili më tha se Mediu dhe Shkëlzen Berisha ishin në kafe së bashku.
Ndoshta ata thjesht po diskutonin për motin ose për një ndeshje futbolli, por mu duk shumë e çuditshme që menjëherë pasi Mediu u godit nga një rrufe që e minonte pozicionin e tij si Ministër i Mbrojtjes, gjeti kohë për të vrapuar në një takim me një djalosh i cili tani pretendon se nuk kishte asnjë lidhje me AEY ose Gërdecin”./Gazeta Dita.
S.C/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
19.1%
-
Jo
72.5%
-
Nuk e di
8.4%
Vota total: 1941
Lajme të tjera
-
Mero Baze: Përse Fatmir Mediu sillet si i bezdisur nga drejtësia
9 Prill, 22:49
-
Zbardhet për herë të parë dëshmia e Luan Hoxhës: Ministria përcaktoi Gërdecin për demontimin e armëve pa u konsultuar me ushtrinë! Vendi i papërshtatshëm
9 Prill, 22:34
-
Masakra e Gërdecit, ‘Repolitix’ publikon tre urdhrat që realizuan demontimin e armëve (DOKUMENTET)
9 Prill, 21:09
-
Prapaskena e Gërdecit/ Qeveria Berisha favorizoi miqtë e Shkëlzenit, i shiti fishekë për demontim me çmime qesharake! Shteti humbi mbi 8.6 mln $
9 Prill, 13:26
-
Masakra e Gërdecit, GJKKO administron dëshminë që ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Luan Hoxha dha në 2009, Mediu kundër
9 Prill, 10:50
-
Vakanca në ushtri, ‘Ligjet’ ok draftit për rekrutimin! Mediu pro: Ndihmon në këtë situatë! Bardhi akuza: Kriteri për karrierë në FA, korrupsioni
8 Prill, 12:05
-
‘Shqipëria 15 vjet në NATO, Gjenerali Jones: Ballkani i ekspozuar ndaj forcave malinje! Petreaus: Rusia kërkon destabilitet
2 Prill, 17:35
-
'Me floririn e Krrabës ka minierë në Kongo', avokat Beqiri për Ilir Metën: Me akrobacitë majë shtyllës do të thotë se jam i sëmurë psiqik
28 Mars, 19:32
-
Gjyqtarja që u kërcënua nga Shullazi dhe rihapi dosjen e masakrës së Gërdecit vlerësohet nga ambasada amerikane! Saida Dollani: Ligji i barabartë për të gjithë
28 Mars, 11:08
-
Vendimi i Strasburgut/ Qeveria dëmshpërblen 17 familjarët e viktimave të masakrës së Gërdecit! 170 mijë euro do u paguhen brenda 3 muajve
27 Mars, 19:44
-
Masakra e Gërdecit, Mihal Delijorgji shkon në gjyq por s'pranon të dëshmojë! SPAK kërkon shoqërimin me detyrim të ish-specialistit në Ministrinë e Mbrojtjes
27 Mars, 09:41
-
VIDEOLAJM/ Nga zgjedhjet në 97’, tek masakra e Gërdecit e 21 janari, militanti i numëron Berishës ‘njollat e errëta’ poshtë ballkonit: Faji i Sorosit
24 Mars, 16:55
Bastard amerike
PërgjigjuËshtë bër sy peshkaqeni sikur është personalitet në krye të medjave paçavure. Në një koh që xen berisha është një hajdut ordiner një shëmtyr e gjall. Mjer Shqipria mjer.
PërgjigjuPaske qene burre shume i mire ti Geri ! Eshte mekat qe ti ben pjese ne familjen Kokalari.Besoj se punen e provokatorit e ke kryer qe ne kohen e diktatures. Un kam njohur nje familje Kokalari ne Kavaje me emrat Platon, Vera, dhe e shoqja Bibika por qe ishin njerez te mrekullueshem dhe nuk jane marre kurre me spiunlleqe e thashetheme si ty.
PërgjigjuPo per kafen ne Ramen pas asaj me Shkelzenin nuk te tha gje ai "miku"??
Përgjigju