Prej 10 muajsh qyteti i Lacit nuk njeh derë spitali ku mund ti drejtohet për problemet shëndetësore.
Këto gërmadha janë ajo çfarë ka mbetur nga spitali i Laçit i cili u shemb që prej muajit Korrik, pas dëmtimeve që pësoi nga tërmeti i 26 nëntorit. Ndonëse kanë kaluar gati tre muaj inertet janë ende të pranishme.
Kurbini vijon të mbetet pa spital prej më shumë se 10 muajsh. Urgjenca është vendosur në një qender bamiresie, ndërsa për të marrë shërbim të specilizuar mjekësor qytetarët duhet ti drejtohen qytetit të Lezhës ose Tiranës.
"Prej këtu, 40 mijë banorë të shkojë me lind një grua në Lezhë kjo është katastrofë", tha një banor.
Një tjetër banor e quan turp këtë situatë. "Ose për një gjë më të vogël për të ik në Lezhë. Për spitalin e Laçit këta banorë të mos e kenë është turp". "Spitali urgjentisht, ashtu sikurse duhet të bëhet shkolla", shtoi i moshuari.
Të shqetësuar kërkojnë ndërtimin sa më parë të spitalit, pasi nevojat për shërbim shëndetësor janë të mëdha edhe pse nuk kanë shpresë që kjo gjë do të ndodhë
"Spitali as nuk është bë as se ka ndërmend me e bë. Kam pas vajzën nja 3 net në sptal dhe duhet me i ra rreth e përqark për serum", përmbylli ai.
"Ska spital, ska mjekë. Për të sëmurët çfarë të bëjë i madhi zot", shtoi një tjetër banor.
Referuar premtimeve që Spitali i Ri do të ishte gati brenda mujave të pranverës që lamë pas, por derisa inertet kanë zënë vend aty, duket se rindërtimi duket ende larg.
Gërmadhat e spitalit të prishur në Laç
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
18.6%
-
Pak
10.6%
-
Aspak
70.8%
Vota total: 113
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kupa e Shqipërisë/ Tirana e bën dramë, Bylisi e eliminon nga turneu! Laçi përmbys 3-1 Kukësin dhe merr biletën për në çerekfinale
14 Janar, 15:02
-
Kurbin/ I riu ndërroi jetë si pasojë e sëmundjes së miut, nis hetimi për shefin e urgjencës (EMRI)
14 Janar, 14:22
-
Panik në Kupën e Shqipërisë, portieri largohet me barelë nga fusha dhe dërgohet në spital
14 Janar, 13:56
-
Disiplina ‘masakron’ Laçin, presidenti i kurbinasve 15 ndeshje larg stadiumeve! E pësojnë AF Elbasani e Bylis
13 Janar, 20:50
-
Aksident pranë Kishës së Laçit, Porsche bie nga lartësia 70 metra! Lëndohet rëndë çifti dhe dërgohen te Trauma (EMRAT+VIDEO)
11 Janar, 21:49
-
Renditja/ Bylis merr tri pikë të arta, mposht 2-1 kryesuesit e Dinamos! Egnatia fiton 'in-extremis' kundër Laçit, sot Vllaznia - Tirana
10 Janar, 15:25
-
Egnatia superkampione pret Laçin, Tetova: Të mbrojmë titullin, kemi dy mungesa kyçe
9 Janar, 15:06
-
Merkato e Superligës/ Dinamo merr yllin e Tiranës, Egnatia rikthen Fernandon! AF Elbasani dy goditje, përforcohet Laçi
7 Janar, 13:36
-
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe grup kriminal, Policia e arreston në Kurbin (EMRI)
6 Janar, 17:24
-
Tiranë/ U vra në atentat më 2020, Prokuroria kërkon konfiskimin e 13 pronave me vlerë 2.5 mln euro të biznesmenit Gjergji! Trafik droge e pastrim parash në Itali e Holandë
30 Dhjetor 2024, 09:29
-
Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Laç, raportohet për tre të plagosur! Makinat bëhen copash
27 Dhjetor 2024, 18:43