Gerta: “Liami fitues, me Arbrin vetëm shokë”

Gerta: “Liami fitues, me Arbrin vetëm shokë”
Edhe pse është një nga konkurrentët që u hyri me vonesë në shtëpinë e Big Brother, Gerta Matohiti ka qenë një nga banoret më të komentuara. Ajo përfundoi rrugëtimin e saj në të këtë garë pas eleminimit të dyfishtë që u realizua të shtunën e shkuar. Gerta është shquar gjithmonë për kujdesin e treguar ndaj pamjes së saj, për takat e larta, të cilat janë vënë në dukje edhe gjatë një prej mbrëmjeve të spektaklit me një klip nga Vëllai i Madh. Gjithashtu ajo është komentuar për qëndrimet lidhur me banorët brenda shtëpisë. Gerta e ka klasifikuar gjithnjë veten si pjesë në grupin e Liamit, të cilin e konsideron edhe si fitues të edicionit të pestë të këtij realityshow. Një nga konkurrentët e shtëpisë, Arbri, ka shprehur simpatinë e tij për 23-vjeçaren, e cila shprehet se mund të jenë vetëm shokë. Në një intervistë për suplementin THASH&THEM ajo ka rrëfyer edhe për lidhjen me Françeskën dhe për antipatinë e saj për Gentën duke e cilësuar si person fallco. Gerta mohon edhe zërat për një lidhje të saj me Ervin Sinjarin e BB4, apo me 40-vjeçarin biznesmen.


E prisnit të eliminoheshit nga Big Brother ?

Jo, nuk e prisja pasi mendoja se do dilte Genta përpara meje.

Si ndiheni tani që dolët?

Natën që dola isha e mërzitur por edhe njëkohësisht pasi takova familjarët e mi. Tani çdo gjë është në rregull.

I plotësoi Big Brother pritshmëritë tuaja?

Patjetër që po.

Çfarë do të mbetet në kujtesën tuaj nga kjo eksperiencë?

Gjithçka sepse padyshim që ka qenë një ndër eksperiencat më të bukura.

Përse u pozicionuat me grupin e Liamit?

Ata erdhën dhe më kërkuan nuk shkova unë por njëkohësisht më pëlqente edhe loja e tyre.

Si do jetë raporti juaj me Arbrin kur ai të dalë nga shtëpia e Big Brother?

Me Arbrin dhe me të gjithë konkurrentët e tjerë do jemi miq, ashtu siç jam dhe me Gracianon tani që jemi të dy jashtë.

Nëse Arbri do t’iu kërkonte të ishit më shumë se shok, cila do të ishte përgjigja juaj?

Jam e të njëjtit mendim me të cilin kam qenë edhe në shtëpi. Përgjigja ime do të jetë jo.

Si do t’a cilësonit marrëdhënien tuaj me Françeskën ?

Në fillim marrëdhënia jonë nuk ishte dhe aq e mirë, më pas me kalimin e kohës gjërat u përmirësuan pasi u njohëm më shumë. Besoj se edhe kur të jetë Françeska jashtë do të takohemi edhe më shumë.

Përse kishit konflikte në fillim?

Në fakt ishte ajo që zihej pasi ishte xheloze për Ermalin, por duke e parë që nuk kisha asgjë në lidhje me të, u afruam dhe më shumë.

Cili ishte banori që nuk iu pëlqeu fare dhe pse?

Genta nuk më pelqën fare madje nuk më ka pëlqyer në asnjë moment. Më është dukur fallco si person.

Cili do të dëshiroje t’a fitonte këtë Big Brother?

Mendoj se e meriton Liami sepse ka luajtur bukur që në fillim dhe deri tani që spektakli është në përfundim.

Sa të njohur ju bëri ky realityshoë?

Të them të drejtën nuk e di ende do t’a shohim në ditët në vijim. Është ende herët për të thënë diçka në lidhje me këtë gjë.

Me çfarë po merreni aktualisht?

Për momentin po shijoj qetësinë pas një lodhje mendore aty Brenda, por sigurisht që kam plane për më vonë.

Vazhdoni të jeni e fiksuar pas shopping?

Nuk kam qenë ndonjëherë e fiksuar pas shopping thjesht më pëlqen të bëj shopping dhe nuk besoj që vetëm mua.

Keni kryer ndonjë blerje të çmendur pasi dolët nga Big Brother?

Jo, ende jo.(qesh)

Geri kur ju keni qenë në BB është folur për 1 lidhje mes jush dhe Erivinit të bb4,sa të vërteta janë këto fjalë?

Nuk e di se çfarë kanë thënë gazetat por çdo gjë ka qenë një sajesë. Me Ervinin as që kam patur fare të bëj, thjesht para një viti bëri një foto me mua dhe kjo foto u shfrytëzua nga paparacët si lajm.

Po përsa i përket lidhjes tuaj me një biznesmen 40-vjeçar?

Nuk ekziston dhe nuk e kuptoj sesi mund të trillohet kaq shumë, për një vajzë 23 vjeçare me një 40-vjeçar. Nuk më duket normale.

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave