Gështenja në mbledhjen e PD: Përgjegjës për krizën Berisha dhe Basha, të ikin të dy! Jemi me llambë të kuqe

Gështenja në mbledhjen e PD: Përgjegjës për krizën Berisha dhe Basha, të ikin të dy! Jemi me llambë të kuqe

Deputeti Lefter Gështenja tha se zgjidhja e krizës brenda PD është largimi i Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, që sipas tij janë përgjegjësit kryesor të saj.

Ai tha se është gati të lërë mandatin e tij nëse kjo do të ndihmonte në zgjidhjen e krizës brenda PD, ndërsa shtoi se demokratët duhet të kthehen brenda institucioneve të partisë.

“Me vjen mirë që togfjalëshi im i ditës së hënë që të gjithë duhet të bëni një hap pas ka qenë fjala e ditës këtë jave.

Mendoj që duhet të tërhiqen që të dy, si dy njerëz që jeni përgjegjës për situatën e krijuar në PD.

Unë personalisht jam gati të lë mandatin e deputetit nëse i shërben zgjidhjes së krizës në PD.

Unë e kërkova dhe dje një  “armëpushim” mes demokratëve, qe situata të qetësohet dhe demokratët të bashkohen.

Hapja dhe bashkimi i PD duhet të nisë nga rikthimi i demokratëve  brenda institucioneve të partisë. Kjo lëvizje sipas meje është  e vetmja zgjidhje për te bashkuar demokratet ne baze.

Është koha për te vepruar, nëse nuk veprohet PD do të shpërbehet.

Pranoni që asnjeri nga ne nuk ishte me kapacitet te plotë në fushatën elektorale të 6 marsit.  Nga kryetari PD deri te drejtuesi i fundit. Jemi në një situatë të vështirë, jemi me llambë të kuqe duhet zgjidhje urgjente, ne te kundërt PD shpërbehet.”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Debatet/Basha: S’kemi shans me një 'Non grata', situata eksplozive! Krerët e degëve e mbështesin: Dorëheqja juaj nuk është zgjidhja! Kapllanaj: Komision PD-Foltorja pa Bashën dhe Berishën


J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës