Gështenja: Opozita të dalë me një kandidat në zgjedhjet vendore ose humbja është e sigurt! Hapja e dosjeve edhe për prokurorë e gjyqtarë që kanë marrë vendime

TIRANË- Partia Demokratike është në një krizë të thellë, por pavarësisht kësaj, deputeti Lefter Gështenja është i mendimit që duhet të bashkohen me çdo kusht dhe të dalin në zgjedhjet vendore të 2023, me një kandidat. Në një intervistë në studion e Report Tv, me gazetarin Arbër Hitaj, Gështenja tha se deputetët duhet të shkojnë përtej egos personale, pasi në të kundërtën edhe në këto zgjedhje PD-ja do të jetë humbëse duke ia dhuruar sërish pushtetin Edi Ramës.

“Në PD ka një krizë të thellë, një krizë legjitimiteti, mos njohje e palëve, e kam diskutuar në të gjitha mbledhjet që e vetmja rrugë që PD e çon fituese është duke dalë më një kandidatë të vetëm, çdo alternativë sjell fitues Edi Ramën, ne jemi të dënuar që të bashkohemi, të dalim me çdo kush me një kandidat. Futja në proces zgjedhor që nuk janë larg, duhet të futemi me një kandidat. Nuk mund të bashkojnë me parë me forcë atë majta si LSI, por me demokratët, duhet të bashkojmë PD, më pas opozitën dhe në fund çdo faktor që është kundër qeverisë”, tha Gështenja.

Bashkimi i opozitës duket shumë larg, por Gështenja thotë se e ka një plan se si mund të bashkëpunohet për zgjedhjet vendore. Ky bashkëpunim, thotë Gështenja, duhet të ndodhë tani, pasi në të kundërtën do jetë shumë vonë.

“Duhen grupe të përbashkëta në nivel qendror e lokal, një listë anëtarëve me mirëbesim mes palëve, kandidat të përbashkët në primare dhe më pas zgjedhim kandidatin fitues, me primare, jo me marrëveshje. Kjo është një mënyrë për të shkuar bashkë në zgjedhje vendore”, vijoi ai.

Gështenja u ndal edhe në reformën e dekomunistizimit, ku tha se duhet të shkojë përtej emrave, referuar Sali Berishës dhe Ilir Metës, e ndërsa shtoi se hapja e dosjeve duhet të shkojë edhe në radhët e prokurorëve e gjyqtarëve që aso kohe kanë dhënë vendime që kanë shkatërruar familjen shqiptare.

“Reforma është e vonuar, dhe pse kanë kaluar 32 vite, kjo reformë duhet ishte mbyllur, është dhe përgjegjësi e jonë, një formular që të gjithë duhet të deklarojnë të shkuarjen e tij gjatë periudhës së komunizmit. Unë jam për hapjen e cdo zyrtari, por jo vetëm të bashkëpunëtorëve, por edhe prokurorëve, dhe aytr që kanë marrë dënime, prokurorë e gjyqtarë, janë mijëra shqiptar që janë dënuar nga regjimi, jo vetëm bashkëpunëtor, por edhe për prokurorë, gjyqtar dhe drejtues të SP që kanë marrë vendime”, tha ai.

Lajmi në web u përgatit nga gazetarja e Shqiptarja.com, Brunilda Kazani

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë