Rreperi i famshëm Kosovar i njohur si Getoari i Tingullit Trent me emrin e tij Getoar Selimi është penalizuar në Tirane me heqje patente dhe 25.000 lekë gjobë.
Shkak për këtë masë ndaj rreperit është bërë shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, ku këngëtari është futur me të kuqe në semaforin pranë kryeministrisë në bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Po sikur të mos mjaftonte futja me të kuqe, Getoari nuk i është bindur policit për të ndalur çka ka sjellë më pas dhe shoqërimin e tij në komisariat. Aktualisht Getoari është lënë i lirë, dhe pritet që patenta t’i hiqet për të paktën 6 muaj sipas rregullave të reja.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com