Çifti i njohur i showbizz-it shqiptar, Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska, janë bërë prindër të një tjetër fëmije. Lajmin e bukur e ka dhënë moderatori dhe aktori i humorit, Ermal Mamaqi, i cili shkruan në ‘Instagram’ se kësaj radhe Zoti e ka bekuar me një vajzë.

Ermali poston dhe një foto, ku shfaqet përkrah bashkëshortes së tij, Amit, dhe vajzës së porsalindur. Çifti i famshëm janë prindër dhe të djalit 5-vjeçar, Joelit.

“Zoti na bekoi përsëri, kësaj rradhe me një vajzë”, shkruan Ermali.

ermaliii
(Postimi i Ermal Mamaqit me Amin dhe vajzën e porsalindur)

d.c./shqiptarja.com