TIRANË - E gjithë bota ka festuar pas mesnatës së 31 dhjetorit, mbërritjen e Vitit të Ri 2014. Nga mot Gëzuar është urimi tradicional që mbizotëroi natën e ndërrimit të viteve shoqëruar me buzëqeshjet, përshëndetjet dhe dollitë e ngritura për shëndetin e miqve, të të dashurve dhe familjarëve.
Atmosfera e Vitit të Ri, në disa qytete dhe kryeqytete të vendeve të botës, mes dritash dhe festimesh të shumtë, është pritur në orë të ndryshme, por me një entuziazëm të njëjtë. Njerëzit kanë shkëmbyer puthje dhe përqafime, duke uruar njëri-tjetrin për një vit të susksesshëm. FOTO: Spektakli i fishekzjarreve nëpër Botë
Edhe Redaksia e Shqiptarja.com dhe A1Report uron gjithë shqiptarët kudo ku ata ndodhen, gëzuar Vitin e Ri 2014.

(Ne foto: Viti i ri ne Time Square, ne Nju Jork)
SPEKTAKLI I FISHEKZJARREVE NE TIRANE
Kryeqyteti i Shqipërisë është ndezur nga fishekzjarret dhe qytetarë të shumtë kanë pritur në sheshin “Skënderbej” mbërritjen e Vitit të Ri. Pas numërimit mbrapsht nisi edhe spektakli i fishekzjarrëve, nën një atmosferë të ngrohtë dhe pa incidente. Festa e fishekzjarreve ka ndriçuar edhe sheshet kryesore të qyteteve të tjera.
Kremtimi i Vitit të Ri është një nga festat më tradicionale që mbledh bashkë familjarë, miq e shokë në darkën e ndërrimit të viteve. Por këtë vit, tryeza festive e ndërrimit të viteve është shoqëruar me më pak produkte. Pamundësia ekonomike ka kushtëzuar shiqptarët të kryejnë shpenzime të kontrolluara. Edhe nata e ndërrimit e gjeti kryeqytetin edhe me më pak fishekzjarre.
NATA E PARE E VITIT TE RI MES MUZIKES
Tashmë është kthyer në një traditë, ku rinia shqiptare dhe jo vetëm, festojnë në klube dhe restorante të ndryshme deri në orët e para të mëngjesit të 1 janarit. Ambiente luksoze të Tiranës dhe shumë lokale e restorante të tjera nga periferia në qendër kanë ofruar shërbim Non Stop gjatë gjithë natës për ata klientë të cilët kanë preferuar të kalojnë natën e Vitit të Ri jashtë shtëpisë. Më e populluar ka qënë zona e Bllokut, një nga më të preferuarat e rinisë së kryeqytetit, ku lokalet e kësaj zone kanë qënë tejet të mbushura jo vetëm nga të rinj.

(Në foto: Momentet e para të ndërimit të viteve).
/Shqiptarja.com

Urimi i Nishanit