'Gëzuar 2019-n', Presidenti Meta drekë festive me fëmijët e fshatit SOS: Libri është dhurata më e mirë

Presidenti Ilir Meta ka kremtuar ditën e sotme festat e fundvitit me fëmijët e fshatit SOS, për të cilët shtroi edhe një drekë, duke festuar së bashku me ta.

Meta iu uroi festën e fundvitit duke i shpërndarë libra dhe dhurata simbolike.

“Jam shumë i kënaqur që jemi së bashku në prag të festës së Vitit të Ri duke ju garantuar se nuk do të jeni kurrë vetëm. Urimi im për vitin që vjen është që të jetë një vit më i mirë për të gjithë shqiptarët, por sidomos për të gjithë fëmijët e Shqipërisë dhe për të gjithë ju. Sepse vetëm duke treguar më shumë kujdes, vëmendje e mbështetje ndaj fëmijëve, duke treguar më shumë kujdes ndaj të rinjve ne do ta bëjmë Shqipërinë edhe më të bukur edhe më njerëzore, edhe më të bashkuar, edhe më të fortë, edhe më europiane. Gëzuar dhe mbarësi për 2019-n!”, - tha Presidenti i Republikës, i cili shoqërohej edhe nga dy fëmijët e tij, vajza Era dhe djali Besar.

Gjithashtu, presidenti Meta u interesua për mbarëvajtjen e fëmijëve të fshatit SOS në mësime dhe teksa u dhuroi atyre libra, u shpreh se: “libri është dhurata më e mirë, sidomos për fëmijët. Investimi për arsimimin cilësor të fëmijëve dhe të të rinjve është investimi i duhur dhe më i sigurtë për të ardhmen tonë europiane”.

Ora 15:57
Presidenti Meta drekë festive me fëmijët e fshatit SOS
  • /b.ha./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Sondazhi i ditës:

      Si ka qenë për ju viti 2024?



    ×

    Lajmi i fundit

    Bashkëshortja e Netanyahut nën hetim, akuzohet se ka frikësuar kundërshtarët politikë në gjyqin për korrupsion të liderit izraelit

    Bashkëshortja e Netanyahut nën hetim, akuzohet se ka frikësuar kundërshtarët politikë në gjyqin për korrupsion të liderit izraelit