Gëzuar datëlindjen PS

Gëzuar datëlindjen PS

Erion Veliaj dhe Edi Rama

100 vite të lumtura, zakonisht urohen njerzit.

Sot Partia Socialiste ka datëlindjen. Urimi ndaj një feste politike jo domosdoshmërisht të bën pjesë të saj. Ndërsa nuk të përjashton as indeferenca për të uruar. Për mua një parti 3 deri në 5 dekada ka maksimumin e saj. 100 vite janë shumë.

Unë zgjodha të uroj PS (partinë socialiste) e cila në 31 vitet e saj me apo pa votën time ka ndikuar në jetën time, por jo vetëm. Në leximin tim një parti ndikon në jeten e vëndit dhe të individëve. E tillë është politika.

Politika të cilës une i uroj të punoj për prosperitet e mirqënie për vendin tonë të përbashkët (SHQIPËRINË)

PS në 31 vjetorin e saj, ka disa sfida.

Sfida, të cilat të jesh i pari do të duhet të punosh gjithmon nga vendi i dytë.

Të jetë e hapur për të rinjtë. 

Si dikur partia e cila nga FRESH jo vetëm zgjodhi deputet të rinjë në moshë, por vendosi e kryeministra po aq të rinjë.

Sfida për të qëndruar përjetësisht larg të inkriminuarve në poste publike, parlament, qeveri qëndrore e administratë lokale.

Sfida ku zoti Edi Rama edhe pse fitues në të tretin mandat personal si kryeministër. Do duhet që në këtë datëlindje përpara fitoreve të tija me apo pa kontestime të llogaris fatin e Partisë Socialiste, sot ose familjes politike nesër.

Jo pasardhësin e emëruar por pranimim e garës për ta konkuruar politikisht. Në të kundërt PS do të ketë nesër fatine PD sot.

Për të konkuruar pikërisht në familjen që trazhgoi nga ish kryeministri Fatos Nano i cili edhe sot të rikthehet në krye të PS zor se ka forcë, ide e pasion të mbaj gjallë krijesën e tij.

Kjo sfidë tani i takon politikanëve që përballojnë sfida, përplasje politike, janë energjik, janë të pa lidhur e santazhuar nga krimi. Janë fiks si mesazhi që çdo mëngjes gjejnë në derën e zyrës e qytetit "you look great today".

Këto janë sfida që nga e Majta, PS e cila sot mbushi 31 vjeç i takojnë atyre që asokohe ishin 10-15 vjeç kur ky subjekt rilindi me emrin e ri. Partia Socialiste nga dikur Partia e Punës.

Sot është në listën e 10 në leximin tim që mund të konkurojnë për kryesimin e partisë, nesër qeverisë. 

Por në këtë listë ka prej atyre që kanë "vese" nga dembelizmi tek qylizmi. Ka prej atyre që punën e shohin përtesë që zgjohen në mesditë e flenë me pulat. 

Ka pengje politike sa tek biznesi e krimi. Aq sa kanë frikë hijen e vet. Dhe ju duhet të flenë me ëndrra.

Qoftë viti i 32-të i PS, fiks për atë individ e politikan i cili punon gjithmon si i dyti për të qenë i pari me punë.

Urime PS

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë