Gianni De Biasi bën “shkesin”
Andi Lila firmos me Parmën

Gianni De Biasi bën “shkesin”<br />Andi Lila firmos me Parmën
Andi Lila transferohet te Parma. Mesfushori i ekipit kombëtar të futbollit i bashkohet kolonisë së futbollistëve shqiptarë në kampionatin italian. Pas ndryshimit të pronësisë, Parma arrin marrëveshjen e parë me shqiptarin që luan te Janina në Greqi. Paraqitjet e mira me kombëtaren dhe super goli i fundit i shënuar ndaj PAOK në Greqi para pak ditësh bindën drejtuesit e Parmës me trajnerin Roberto Donadoni në krye që Lila të bëhej pjesë e projektit të ri.

Sipas mediave italiane Lila do të firmosë një kontratë 3.5 vite me italianët, ndërsa shifrat që do të përfitojë ende nuk janë zbuluar. ‘Shkes’ për kalimin e kavajasit në Itali mësohet se ka qenë trajneri De Biasi, i cili ua ka këshilluar drejtuesve të rinj të Parmës. Andi Lila bëhet lojtari i 7 shqiptar që luan në Itali pas Lorik Canës, Etrit Berishës, Elseid Hysajt e Migjen Bashës si dhe Thomas Strakoshës. Ndërkohë që përveç, Andi Lilës në merkato janë edhe shumë futbollistë të tjerë të ekipit kombëtar të futbollit.

Kështu një tjetër emër që mund të transferohet në Itali është edhe sulmuesi Sokol Cikalleshi. Sokol Cikalleshi, i cili në verë la Kukësin për t'u transferuar te RNK Split, iu desh vetëm pak kohë për t'u shndërruar një nga më të kërkuarit në merkato.  Ndërsa me Splitin pritet që të firmosin edhe dy futbollistë të ekipit kuqezi, mbrojtësi Rrahmani i Partizanit dhe mesfushori Erando Karabeci i Tiranës. Dy lojtarët janë në bisedime dhe shumë shpejt mund të formalizohet gjithcka.

Por enigma më e madhe mbetet Ermir Lenjani, i cili pasi spikati me kombëtaren në Portugali, në Elbasan me Danimarkën dhe në dy ndeshjet miqësore me Francën dhe Italinë është në negociata me disa klube. Dëshira e kosovarit është që të vazhdojë karrierën në Itali, por deri tani nuk ka asgjë konkrete. I cilësuar si zbulimi i vitit nga trajneri De Biasi, Elseid Hysaj nuk do të vazhdojë edhe për shumë kohë me Empolin, pasi skuarda të mëdha në Serie A, por edhe në Gjermani po ndjekin ecurinë e lojtarit, i cili po ‘sponsorizohet’ edhe nga trajneri i kombëtares shumë.

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Nuk ndaloi një malazez që ishte në kërkim, AMP ndalon policin në pikën e Hanit të Hotit

Nuk ndaloi një malazez që ishte në kërkim, AMP ndalon policin në pikën e Hanit të Hotit