Gianni De Biasi konfirmon për
Report Tv: Do jem trajner i Alaves

Gianni De Biasi konfirmon për<br />Report Tv: Do jem trajner i Alaves
Ish-trajneri i kombëtares shqiptare Gianni De Biasi ka konfirmuar për Report Tv se pas një pauze tre mujore, do rikthehet sërish në pankinë. 

Trajneri italo-shqiptar ka deklaruar se do marrë drejtimin e ekipit spanjoll të Deportivo Alaves në "La Liga". 

"I kam thënë po ofertës së Deportivo Alaves", ka thënë ai. 

De Biasi pritet të firmosë deri në fund të sezonit me skuadrën spanjolle. Mësohet se kontrata do jetë me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër. 

Alaves ndodhet në vend të fundit në La Liga, i ka humbur te pesta ndeshjet

Takimi i ardhshëm i Alaves është në fushën e tyre ndaj gjigantëve të Real Madrid. Këtë sfidë De Biasi do ta ndjekë nga tribuna, ndërsa stërvitjen e parë me ekipin pritet ta bëjë ditën e hënë.  
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool