Gianni De Biasi rrëfen sekretet e
suksesit të Shqipërisë në Europë

Gianni De Biasi rrëfen sekretet e<br />suksesit të Shqipërisë në Europë
Në prag të vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë vazhdon jehona e punës së trajnerit italian që drejton Shqipërinë, Gianni De Biasi. Intervista e radhës me trajnerin ka qenë për “Allfootball.it”. Tekniku përmes intervistës ka zbuluar recetën fituese dhe shanset për kualifikim.

“I kemi vënë vetes objektiva, një punë e shkëlqyer është bërë për zbulimin e lojtarëve. Kemi kërkuar me kujdes lojtarët duke i ndjekur në kampionatet kryesorë të Europës. Grupi ka ndryshuar shumë në krahasim me trajnerët e mëparshëm, përbëhen nga elementë të rinj.

Nga garda e vjetër nuk ka mbetur pothuajse asnjë dhe me këtë grup synojmë të përballojmë të paktën dy cikle në kualifikueset e Europianit”. Përsa i përket recetës së suksesit, tekniku deklaron se nuk ka diçka të veçantë përveç punës së palodhshme dhe përkushtimit.

“Motoja jonë është organizimi. Kujdesemi për detajet, jemi kompaktë dhe të bashkuar. Në fazën e zotërimit të topit jemi të organizuar, studiojmë skema të ndryshme në varësi të kundërshtarit. Në kualifikuese kemi realizuar tre gola nga goditjet nga vendi. Nuk jemi as një Hirushe dhe as një viktimë për t’u sakrifikuar. Faktet po e provojnë diçka të tillë”deklaroi ai.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Pagat e reja për Forcat e Armatosura! Nga forcat speciale deri te mjekët e infermierët e ushtrisë, ja shtesat dhe 8 kategoritë që përfitojnë

Pagat e reja për Forcat e Armatosura! Nga forcat speciale deri te mjekët e infermierët e ushtrisë, ja shtesat dhe 8 kategoritë që përfitojnë