Gianni De Biasi i fokusuar tek taktika
Pescara rikthen në Itali Memushajn

Gianni De Biasi i fokusuar tek taktika<br />Pescara rikthen në Itali Memushajn
Në ditën e pestë të grumbullimit në Bad ëaltersdorf, paraditen e së premtes kombëtarja zhvilloi seancën e radhës stërvitore, ku fokusi i stafit teknik të kuqezinjve ishte tek taktika. Pas ushtrimeve me dhe pa top, skuadra punoi e ndarë në disa grupe.

Vëmendja më e madhe e stafit teknik ishte te mbrojtësit, që nën drejtimin e zv.trajnerit, Paolo Tramezzani zhvilluan ushtrime taktike. Tetë mbrojtësit u ndanë në dy grupe, ku fillimisht në fushë zbritën Hysaj, Cana, Mavraj e Ansi Agolli, i cili zhvilloi stërvitjen e parë me grupin, pas punës së diferencuar të një dite më parë.

Pas tyre ishte radha e Rrahmanit, Ajetit, Gjimshitit dhe Alijit. Nën sytë e Gianni De Biasit, që vëzhgonte që nga tribuna ushtrimet taktike u zhvilluan fillimisht pa top, shërbenin për të punuar me orientimin e repartit difensiv, zhvendosjen e skuadrës në situata loje, si edhe daljen përpara për të praktikuar pozicionin jashtë lojë. Nga praktika pa top, gjithçka kaloi në punë të mbrojtësve me topin.

Trajneri ndërthur titullarët me rezervat
Pas seancës stërvitore që zgjati 70 minuta, stafi teknik organizoi një ndeshje kontrolli. Për herë të parë prej grumbullimit, loja është zhvilluar 11 kundër 11. Në ndarjen e formacioneve të dy skuadrave ajo që ra në sy ishte ndërthurja e titullarëve në të dy ekipet. Në ekipin e parë, në portë qëndronte Berisha, mbrojtja përbëhej nga Hysaj, Ajeti, Mavraj e Aliji. Roshi, Lila, Basha e Lenjani luanin në mesfushë, ndërsa Gashi dhe Cikalleshi përbënin dyshen e sulmit.

Në anën tjetër, përpara portierit Shehi u rreshtuan Agolli, Gjimshiti, Cana e Rrahmani në mbrojtje. Mesfusha përbëhej nga Rashica, Abrashi, Xhaka e Shala, ndërsa në sulm luanin Sadiku e Balaj. Gjatë ndeshjes së kontrollit, De Biasi qëndroi në mesin e fushës, në rolin e mbikqyrësit. Memushaj dhe Hoxha qëndruan pushim, po kështu edhe Abrashi që ka ende probleme dëmtimi.

Gjatë ndeshjes momentet e bukura nuk munguan, me protagonist portierin Etrit Berisha që realizoi dy pritje të shkëlqyera dhe Shkëlzen Gashi që shfaqi të gjithë klasin përpara portës me një gol i bukur.

Impenjimi
Vetëm katër ditë pasi u paraqit në grumbullimin e Kombëtares Ledian Memushaj largohet për të luajtur në fazën play-off të Serisë B. Paraditen e së premtes, mesfushori vlonjat zhvilloi stërvitjen me kuqezinjtë dhe më pas udhëtoi drejt Italisë, për të luajtur me ekipin e tij Pescara. Memushaj mban edhe shiritin e kapitenit te Pescara e cila do të ndeshet me Novaran në gjysmëfinalet e play off, ndërsa menjëherë pas sfidës mesfushori pritet të rikthehet nën urdhërat e trajnerit De Biasi.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!