Një grua britanike që kishte shkuar për pushime në Gibraltar, ka denoncuar se është sulmuar seksualisht nga një tufë majmunësh.
Majmunët sipas saj, i kanë hequr bikinet nga trupi.
Melissa Hart, 23 vjeç rrëfen se gjatë udhëtimit të saj nga Marbella, ishte ndeshur me majmunë që tentuan ti heqin bikinet dhe e kanë sulmuar në zonat intime të trupit. Ngjarja është parë edhe nga njerëz dëshmitarë që gjendeshin aty pranë.
Duke u shprehur për Olive Press vajza tha se shumë njerëzve kjo i dukej një shaka e madhe, ndonëse për ta shpëtuar atë erdhi vetëm një polic.
Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)