Gigi Di Biagio do jetë trajneri i ri
i Italisë deri në fund të marsit

Tashmë është zyrtare se Gigi Di Biagio do jetë trajneri i ri i ekipit të kombëtares italiane. Ai do jetë i përkohshëm për të udhëhequr Italinë në ndeshjet kundër Argjentinës dhe Anglisë.

Trajneri do ndihmohet edhe nga një komision teknik, deri në fund të muajit mars. Ky vendim u publikua ditën e sotme nga Federata Italiane e Futbollit, në Romë në prani të Roberto Fabbricini, komisionerit special, dhe zëvendësit të tij, Alessandro Costacurta.

Biagio do e udhëheq Italinë vetëm për dy ndeshje miqësore kundër Argjentinës në Manchester, më 23 mars, dhe kundër Anglisë, më 27 mars, në Londër. Pas 27 marsit nuk dihet ende nëse do vazhdoi Bagio apo do zgjidhet një teknik tjetër.
italia
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës