Gigi Buffon, portieri më i
mirë i të gjitha kohërave

Gigi Buffon, portieri më i<br />mirë i të gjitha kohërave
Gianluigi Buffon, portieri që bëri debutimin e parë prefesional para 20 vitesh është cilësuar si më i miri i të gjitha kohërave në klafifikimin e Goal 50.
 
Portieri i Kombëtares Italiane dhe skuadrës së Juventusit edhe pse në moshën 38-vjeçare vazhdimisht mahnit botën me talentin e tij.
 
Gjatë një seance pyetje-përgjigjesh me tifozët e rinj të Juventusit vitin e kaluar një djalë nga Parma e pyeti se përse vendosi të zbriste në kategorinë B me bardhezinjtë në një kohë që kishte fituar kupën e botës dhe shumë ekipe ishin të gatshme ta merrnin.
 
Buffon u përgjigj: “Përshëndete Parmën kur të shkosh në shtëpi, ka gjithmonë vend në zemrën time. Unë vendosa të zbres poshtë me Juventusin prej jush. Kam menduar për ju, sepse përmes futbollit flasim shumë. Por unë besoj fort në momentet kur fjalët duhet të zëvendësohen me vepra”.
 
Buffon ka luajtur një rol kyç për rikthimin e Juventusit në Serie A. Besnikëria e tij nuk u zbeh kurrë, diçka që do të mbetet përjetësisht e paharrueshme për tifozët e Zonjës së Vjetër.
 
“Ai është portieri më i mirë i të gjitha kohërave. Nuk shoh askënd që të ketë vazhdimësinë e Buffon në këto 20 vitet e fundit.  Ai ka një nivel të lartë loje edhe pse është 38 vjeç. Është e pashpjegueshme sesi ja del”, ka deklaruar më herët David Trezeguet, ish-shoku i skudrës.
 
Ndërsa ish-trajneri i Italisë Antonio Conte është shprehur: “Të gjesh fjalët për të përshkruar Gigi Buffon është e vështirë”.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për sot 

Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për sot