FIER-Konflikti për një rrip tokë merr sërish jetë njerëzish. Viktima e rradhës është shënuar në fshatin Gjerbëz të Mallakstrës në Fier paraditen e sotme. Një 43 vjecar I quajtur P.Jaupaj është ekzekutuar me armë gjahu nga kushëriri i tij David Jaupaj 51 vjec duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Dy familjet prej kohësh ishin përfshirë në një konflikt mes tyre për një sasi toke prej disa dynymësh. Por grindjet mes kushërinjve kulmuan paraditen e sotme, duke sjellë dhe krimin e rradhës për cështje pronësie.
Policia e cila mbërriti në vendgjarje nisi hetimet. 51 vjecari David Jaupaj i identifikuar si autor i dyshuar i vrasjes është shpallur në kërkim nga policia.(ns/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Policia e cila mbërriti në vendgjarje nisi hetimet. 51 vjecari David Jaupaj i identifikuar si autor i dyshuar i vrasjes është shpallur në kërkim nga policia.(ns/shqiptarja.com)












