Më në fund modelja është shkëputur për disa ditë pushime duke lënë pas shumën e saj marramendëse të fitimit prej 148.000 $ në ditë.
Ajo ishte gjurmuar nga Forbes që në vitin 2001 si modelja më e paguar.
Gisele ka thënë se këto spekulime mbi fitimet e saj nuk janë të vërteta.
“Unë fitoj shumë, por jo kaq sa thonë mediat dhe këtë nuk mund ta sigurojë askush pasi nuk i kanë detajet e llogarisë sime bankare”, shprehet modelja.
Gisele është fytyra e Voctoria Secret’s, e H&M, xhiroi në një spot për Channel dhe është modele e disa markave të tjera si Carolina Herrera, Isabel Marant, Emilio Pucci dhe Balenciaga.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)