TIRANE- Pothuajse të gjitha policitë e rajonit, këto ditë kanë qenë dhe janë ende në gadishmëri të plotë, në pritje për goditjen e radhës të babagjyshëve hajdutë që grabitën një argjendari në TEG. Pardje ata u shfaqën në Prizren, ku tentuan të grabisnin sërish, ndërsa alarmi është shpërndarë zinxhir edhe në Maqedoni dhe Greqi, ku policitë e këtyre 2 vendeve kanë rritur ndjeshëm masat e sigurisë. Ndërkaq, burimet policore u shprehën se nga përllogaritjet paraprake dhe nga dëshmitë e pronarit A.Xh, të argjendarisë “Xhelozia”, është konkluduar në faktin se malli i grabitur vlente të paktën 410 mijë dollarë, çka konfirmon shifrën prej rreth 300 mijë euro që gazeta “Shqiptarja.com”, publikoi ditën e vjedhjes.
Sakaq, një tjetër fakt interesant është edhe jehona e gjerë që ka marrë ky lajm, ku tashmë përveç shteteve të rajonit apo Europës, grabitja e babagjyshave po pasqyrohet nga mediet kineze apo argjentinase, ku madje kjo këto të fundit e specifikisht “http://tn.com.ar” kishte publikuar foton e makinës së djegur nga autorët, e cila ishte botuar nga redaksia e aktualitetit të gazetës “Shqiptarja.com”. Burimet policore thanë se tashmë është thuajse i konfirmuar fakti se autorët e grabitjes janë veriorë, por ende nuk është përcaktuar nëse janë banorë brenda kufirit të Shqipërisë, apo jashtë saj.
Më 24 dhjetor, ku ndodhi ngjarja, dëshmitarët i kishin dëgjuar të flisnin në dialektin verior, ndërsa 14 persona mendohet se kanë dhënë detaje të rëndësishme për grupin hetimor, përsa i përket karakteristikave të fjalëve që kishin thënë hajdutët apo lëvizjeve të tyre në ato 3 minuta gjithsej që ndodhi gjithçka. Dëshmitarë nga dyqani i TEG thanë se 4 babagjyshët kishin përdorur fjalë fyese, ndërsa të gjithë përpiqeshin të ishin sa më larg tytave të kallashnikovëve. Policia gjeti 2 armët gjysmëautomatike në një kosh plehrash pranë Sanatoriumit, bashkë me disa rroba, sende të cilat mendohet se janë përdorur nga grabitësit. Ndërkaq, dërgimi i armëve në Laboratorin Kriminalistik në Ministrinë e Brendshme, sipas burimeve jozyrtare policore, ende nuk ka sjellë ndonjë rezultat konkret.
As te kallashnikovët dhe as mbi rroba, nuk janë gjetur shenja gishtërinjsh. Profesionistët kanë përdorur dorashka. Ende s’kanë dalë rezultatet balistike për 5 plumbat e gjetura në njërën nga armët. Hajdutët kanë përdorur stil unik dhe plan tepër të detajuar, ku fillimisht grabitën makinën e Shefqet Kajmakut, kreut të Partisë Socialiste të Prezës, një benz. Më pas ata i vunë targat AA 147 FY, të cilat rezultojnë në pronësi të shtetasit Xhelil Alla, 51 vjeç, banues në rrugën “Don Bosko”.
Pasi grabitën argjendarinë, ku kallashnikovët i kishin fshehur në pantallonat e gjera të kostumit të kuq, ata u larguan, duke mos harruar të përshendesnin fëmijët, teksa luajtën pak sekonda me ta. Me të ikur, grabitësit ndaluan mes Shkozës dhe fshatit Surrel, për t’i vënë flakën makinës, duke humbur gjurmët. Grupi hetimor dyshon se “ekspertët veriorë” janë perfeksionuar nga grabitje të ngjashme në Itali apo Angli” ndaj po krijohet një data baze me elementë të ngjashëm me vjedhjen në TEG, ku janë disa persona të dyshuar.
Shkrimi u publikua sot (28.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

410 mijë $, gati lista e hajdutëve">