Një grup zhytësish të mbledhur nga Ocean X sollën në bordin e anijen "Deepsea Worker"  më shumë se 900 shishe liker dhe konjakë të çmuar që e nxorrën në 180 m thellësi.

Pijet e çmuara u nxorrën nga rrënojat e avullores suedeze Kyros të fundosur një shekulli më parë nga një nëndetëse gjermane gjatë Luftës së Parë Botërore.

Vendndodhja e anijes ishte në zemër të Detit Baltik, në ujërat ndërkombëtare midis Suedisë dhe Finlandës.

Llogaritet se vlera e shisheve në ankand do të kap shifrën e disa milion eurove.

"Ne nuk mund të themi me siguri se këto shishe ishin për vetë Car Nikollën II, por mund të flasim me siguri për fisnikërinë e konajkut dhe likerit”, - thonë gjahtarët e detit

Mbetjet e anijes së mbytur u zbuluan në vitin 1999 por pavarësisht kësaj, asnjë ekip zhytësisht nuk kishte shkuar kaq thellë për të zbuluar diçka n♪7 të.