Gjahtarët protestojnë...por afati i
moratoriumit 2-vjeçar ka skadua

Gjahtarët protestojnë...por afati i<br />moratoriumit 2-vjeçar ka skadua
TIRANË - Që prej 15 marsit moratoriumi për gjuetinë ka përfunduar. Kjo do të thotë se sot çdo gjahtarë lejohet të vrasë kafshë dhe shpendë, gjithmonë jo në sezonin e riprodhimit. Në një kohë që gjahtarët protestojnë për moshtyrjen e moratorimut të gjuetisë, as shoqatat as vet gjahtarët nuk e dinë se moratorimi nuk është më në fuqi. Kjo për shkak se ligji i numër 7/2014 “Për Shpalljen e Moratoriumit të Gjuetisë në Republikën e Shqipërisë”, i ka mbaruar afati.

Ky ligj është botuar në Fletoren Zyrtare në datën 28 shkurt 2014 dhe siç mund ta shikoni nga faksimilet, ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Kjo do të thotë se ligji për moratoriumin e gjuetisë ka hyrë në fuqi në datën 15 mars 2014 dhe përfundon në 15 mars 2016. “Afati i zbatimit të këtij ligji është dy vjet nga data e hyrjes në fuqi të tij”, - thuhet në nenin 4 të ligjit për moratoriumin e gjuetisë, i cili tashmë nuk është më në fuqi.

Lejimi
Sot gjahtarët nuk vrasin shpendë ose kafshë për shkak se mendojnë se do penalizohet nga ligji për moratoriumin e gjuetisë. Në protestën e zhvilluar në datën 16 mars gjahtarët janë shprehur se moratoriumi përundon në 31 mars. Kjo ishte arsyeja që gjahëtarët protestonin, duke i kërkuar qeverisë që të mos e shtyjë afati. Më herët Ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe Kryeministri Edi Rama janë shprehur se do të shtynë moratoriumin për gjuetinë, por sot Shqipëria nuk ka një ligj që ndalon gjuetinë në të gjithë territorin. Përfundimi i moratoriumit i jep të drejtë gjahëtarëve dhe atyre që uështrojnë pasionin e tyre për të vrarë kafshë e shpendë, duke mos u penalizuar nga askush.

Ligji
Gazeta u interesua pranë shoqatave të gjuetarëve, të cilat thanë se ligji për moratoriumin përfundon në fund të muajit mars. Nga ana e saj Ministria e Mjedisit e cila ka paralajmëruar një shtyrje të moratoriumit ende nuk ka propozuar një VKM të re për shtyrjen e tij. Kjo sjellë që në Shqipëri pas dy vitesh të lejohet gjuetia në të gjithë vendin.
 
Ndalimi i gjuetisë

Në Shqipëri bëhen gati të heqin ndalimin absolut për gjuetinë
Dy vjet pas vendimit të qeverisë të Tiranës, duket se gjithshka është gati për rregulla të reja

Nga Simone Riçi
                       Milano

Pas dy vjetësh, ndalimi absolut i gjuetisë që është në fuqi në Shqipëri mund të hiqet. E përditshmja online “Quartz” shpjegon se çfarë po ndodh në vendin ballkanik. Nga pesë miliardë zogjtë “evropianë” që shtegtojnë në periudhën e pranverës, rreth një miliard vriten, veçanërisht nga gjuetarët në Maltë, Qipro, Itali dhe - në një mënyrë edhe më të dukshme - nga ata të Ballkanit. Deri në vitin 2014 Shqipëria ishte një objektiv i preferuar i turizmit për qëllime gjahu, por më pas qeveria vendosi të ndalojë krejtësisht gjuetinë në territorin e vendit.

Mes të tjerash, edhe historia e gjuetisë në Shqipërisë është pak a shumë komplekse. Pas diktaturës së Enver Hoxhës, që vdiq më 1985, gjuetia u bë gjithnjë e më popullore dhe, dy vjet pas vendimit nga ana e qeverisë së Tiranës, situata mund të kthehet si më parë. Shoqatat e mbrojtjes së mjedisit dhe ato të gjuetarëve prej kohësh janë në negociata me Ekzekutivin dhe nuk kanë munguar nga ata, që kërkojnë shtyrjen e ndalimit edhe për pesë vjet të tjerë.

Ndalimi u shpall 24 muaj më parë, duke paraqitur objektiva të mëdha për të arritur, megjithëse nuk mund të flitet për një sukses të vërtetë. Viti i parë i ndalimit u karakterizua nga një rënie dramatike e gjuetisë, sikurse thonë disa studjues. Pastaj, ndërsa kalonte koha, autoritetet kanë vendosur të zbutin kontrollet, me pasojat që rrjedhin prej kësaj.

Pra, kemi të bëjmë me një rregull për t’u zbatuar, që asnjë nuk e zbaton, e kështu gjuetia u kthye në një lloj kundërvënieje të hapur, në një mënyrë, me të cilën një grup njerëzish dëshmojnë se nuk janë dakord me zgjedhjet e qeverisë. Sipas asaj çka tregojnë studjuesit, situata aktuale kërkon një ndryshim të plotë të Inspektoriatit të Mjedisit e Pyjeve, që tregoi se nuk funksionin në mënyrë të efektshme, pa harruar faktin që, po të hiqet ndalimi, gjuetia mund të rregullohet një herë e mirë dhe me rezultate më të mira.

Ka edhe nga ata që janë gati të venë bast për rikthimin e gjuetarëve të shumtë në Shqipëri, veçanërisht në rajonet malore të vendit (saktësisht në zonën veriore dhe atë lindore), por jo të gjithë flasin për një falimentim total lidhur me përvojën e dy viteve të fundit. Në fakt, është vërtetuar një ndërgjegjësim më i madh për rëndësinë e faunës vendase, përveç lidhur me domosdoshmërinë për të pakësuar dëmet e shkaktuara dy dekadat e fundit, para hyrjes në fuqi të ndalimit. Qeveria ka njoftuar se do të bëjë publike rezultatet e konsultimeve të saj me grupet e interest  deri në fund të marsit.      

(Shkrimi është botuar në portalin italian Caçia Passione)

Ja ligji i publikuar në 28 shkurt 2015
 

 
LIGJ Nr. 7/2014
 
PËR SHPALLJEN E MORATORIUMIT TË GJUETISË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
 
Neni 1
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është përmirësimi i gjendjes së llojeve të faunës së egër, objekt gjuetie.
 
Neni 2
Objekti dhe fusha e veprimit
Objekti i këtij ligji është ndalimi i ushtrimit të gjuetisë në gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
 
Neni 3
Pezullimi i lejeve të gjuetisë dhe kontratave 
1. Lejet e lëshuara të gjuetisë, si dhe përdorimi i zonave të gjuetisë, të dhëna për këtë qëllim nëpërmjet ofertës publike, bazuar në ligjin nr. 10 253, datë 11.3.2010, "Për gjuetinë", të ndryshuar, pezullohen.
2. Kontratat për mbarështimin e faunës së egër janë të vlefshme, por edhe në këto zona nuk mund të ushtrohet gjuetia deri në afatin e zbatimit të këtij ligji.
 
Neni 4
Afati i zbatimit
Afati i zbatimit të këtij ligji është dy vjet nga data e hyrjes në fuqi të tij.
 
Neni 5
Sanksionet 
1. Shkeljet e dispozitave të këtij ligji, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen si më poshtë:
a) kur shkelja kryhet e organizuar nga operatorët e tureve të gjuetisë, shoqatat e gjuetarëve ose federata e gjuetarëve, subjekti që e organizon dënohet me gjobë në masën 800 000 (tetëqind mijë) deri në 1 000 000 (një milion) lekë;
b) kur shkelësi është një individ ose është individ, pjesëtar i subjekteve organizuese, sipas shkronjës "a" të kësaj pike, dënohet me gjobë në masën 80 000 (tetëdhjetë mijë) deri në 100 000 (njëqind mijë) lekë dhe me konfiskim të armës së gjahut.
2. Shqyrtimi i kundërvajtjes, vendimi i dënimit dhe ankimi kundër tij bëhen në përputhje me ligjin nr. 10235, datë 11.3.2010, "Për gjuetinë", të ndryshuar.
 
Neni 6
Institucionet përgjegjëse për zbatimin e ligjit
Ngarkohen Ministri i Mjedisit, Ministri i Punëve të Brendshme, Ministri i Financave dhe Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore për zbatimin e këtij ligji.
 
Neni 7
Hyrja në fuqi 
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
(Miratuar në datën 30.1.2014; shpallur me dekretin nr. 8500, datë 18.2.2014 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani)


Redaksia Online

(E.Ç./Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje