Gjakmarrja, e vrasin në sy të
familjes, sa u kthye nga Greqia
Gëzimi i familjes Guri për ardhjen e djalit para pak ditësh nga Greqia, është ndërprerë në mes, në fshatin Bardhaj të Shkodrës. Ndërsa po rrinin në dhomën e ndjenjës, pjesëtarët e kësaj familjeje janë qëlluar me pistoletë nga jashtë dritares së banesës, ku ka vdekur, Gjin Guri 22 vjeç dhe plagosur vëllai i tij Xhevahir Guri, 24 vjeç. (Në foto, policia mbledh provat)
SHKODER – Gëzimi i familjes Guri për ardhjen e djalit emigrant vetëm para pak ditësh nga Greqia, është ndërprerë nga fenomeni i gjakmarrjes, ende prezent në zona të thella të vendit, siç është edhe ngjarja e mbrëmjes së djeshme në fshatin Bardhaj të Shkodrës.
Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së këtij qarku, bëjnë me dije se rreth orës 20:15, janë dëgjuar krisma armësh, të cilat janë shoqëruar me britmat e familjarëve të familjes Guri. Ndërsa po rrinin në dhomën e ndjenjës, pjesëtarët e kësaj familjeje janë qëlluar me pistoletë nga jashtë dritares së banesës.
Për pasojë ka gjetur vde
kjen e menjëhershme, Gjin Guri 22 vjeç,
(ne foto) ndërsa nga të shtënat e armës ka mbetur i plagosur edhe vëllai i tij Xhevahir Guri, 24 vjeç. Ky i fundit është dërguar urgjentisht në spitalin e Shkodrës, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Mjekët sqarojnë se gjendja e 24-vjeçarit është kritike dhe se duhet që të kalojnë 24 orë për të dhënë garanci për jetën e tij.
Blutë e zonës pak orë pas krimit kanë arrestuar në flagrancë autorin Lazer Zef Lisi, 21 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, i cili mësohet se është fqinj i viktimës.
Sipas hetuesve të çështjes, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për gjakmarrje, dhe se ajo duke e lidhur me një vrasje e kryer në vitin 2008. Mësohet se katër vite më parë, xhaxhai i dy vëllezërve, Pëllumb Guri ka vrarë me thikë vëllain e autorit të krimit, Lazer Lisi, i cili është vënë në prangat e policisë rreth një orë pas ngjarjes së rëndë.
Viktima, Gjin Mark Guri, 22 vjeç, ishte emigrant në Greqi dhe ishte kthyer në vendlindje vetëm pak ditë më parë, por mbrëmjen e djeshme është qëlluar për vdekje në dhomën e ndenjës. Sipas ekspertëve autori i krimit kishte planifikuar shumë mirë gjithçka, dhe ka ndjekur lëvizjet e viktimës dhe të vëllait të tij.
(Lajmi u publikua mbrëmjen e djeshme. Përditësimi i fundit sot në orën 12:32)(im/Gre.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 13:30
Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?
-
Pak
63.2%
-
Mjaftueshëm
29.3%
-
S'kam mendim
7.4%
Vota total: 1118
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘U luftua korrupsioni!’, Shqipëria përzgjidhet për partneritet me Korporatën Sfida e Mijëvjeçarit! Ambasada e SHBA e konfirmon, ndihmë për uljen e varfërisë
8 Janar, 16:39
-
Gaza/ Izraeli sulmon me avionë, 29 të vrarë, mes tyre 1 foshnje! Komandanti i IDF: Do detyrojmë Hamasin të lirojë pengje! Pritet vizita e të dërguarit special të Trump
8 Janar, 16:38
-
Altin Joka: Çfarë është sindroma e vezoreve policistike dhe si mund të kurohet me anë të ushqimeve që konsumojmë
8 Janar, 16:32
-
Kreshnik Spahiu: A duhet shpallur 8 Janari zi kombëtare?
8 Janar, 16:24
-
"Në kërkim të emigrantëve" Aleatët e PD: Opozita duhet të organizohet! Të jemi në një “front” për diasporën
8 Janar, 16:23
-
Ulet me 1 lek çmimi i energjisë për mbi 1 milion familje! SHEMBUJ se sa do kurseni nga fatura në muaj
8 Janar, 16:18
-
Report Tv sjell pamjet me dron/ Trafiku, rrethi vicioz prej të cilit Tirana nuk ka shpëtim! As Unaza e Madhe nuk ofron zgjidhje
8 Janar, 16:18
-
Përpjekje të reja për të arrestuar presidentin e shkarkuar të Koresë së Jugut
8 Janar, 16:14
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Lule në bankën e 12-vjeçarit që u nda nga jeta, shkolla në Maliq mesazh prekës: Leo do jesh gjithmonë me ne
8 Janar, 16:09
-
25 bashki në Shqipëri rritën çmimin e ujit në vitin 2024, mes kundërshtimesh të qytetarëve
8 Janar, 16:06
-
Ëndrra për t’u bërë futbollist iu pre në mes, 12-vjeçari që humbi jetën pjesë e KF Maliqit
8 Janar, 16:00