Gjakmarrja/ Meta mesazhe të forta: Përmes edukimit mund të mbyllim plagë kaq të rënda, detyrë e institucioneve për më shumë paqe

Gjakmarrja/ Meta mesazhe të forta: Përmes edukimit mund të mbyllim plagë kaq të rënda, detyrë e institucioneve për më shumë paqe

Ilir Meta

Gjakmarrja është një fenomen që ka kaluar përmes brezave në vendin tonë, por që vijon të jetë i pranishëm edhe sot.

Meta ka vlerësuar për kontributin e dhënë kundër gjakmarrjes, Elona Prrojin, drejtuesen e Fondacionit “Jo Gjakmarrjes", dhe përmes saj ka dhënë mesazhe duke theksuar rëndësinë e arsimimit të fëmijëve.

Në postimin e tij Meta shkruan se nëpërmjet edukimit dhe arsimimit të fëmijëve mund të arrijmë të ndryshojmë të ardhmen e vendit tonë dhe të mbyllim plagë  të rënda si gjakmarrja.

"E drejta për arsimim, por edhe për përkujdesje, socializim dhe integrim është sot një domosdoshmëri për dhjetëra fëmijë të familjeve të ngujuara për shkak të fenomenit të papranueshëm të gjakmarrjes, por edhe atyre në nevojë.

Vetëm nëpërmjet edukimit dhe arsimimit të fëmijëve mund të arrijmë të ndryshojmë të ardhmen e vendit tonë dhe të mbyllim plagë të tilla, kaq të rënda si gjakmarrja.

Këtë mision po e realizon më së miri, prej 10 vitesh edhe Fondacioni ‘Jo-Gjakmarrjes! - Po jetës!’, me në krye Pastoren Elona Prroj, duke u bërë një zë i fuqishëm për falje dhe pajtim në Shqipëri dhe jo vetëm.

Por zgjidhja e këtyre plagëve sociale nuk i duhet lënë në dorë vetëm individëve dhe fondacioneve jofitimprurëse.

Është detyrë e të gjithëve ne, e institucioneve përgjegjëse në radhë të parë të angazhohen për një shoqëri më të mirë, me më shumë paqe, pajtim dhe me më pak varfëri, vuajtje e përjashtime.

vlerësim të kontributit të spikatur të dhënë në këtë drejtim kisha sot kënaqësinë të vlerësoja zonjën Elona Prroj, drejtuese e Fondacionit “Jo Gjakmarrjes! - Po Jetës!” Titullin e lartë ‘Nënë Tereza’", shkruan Meta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 08/10/2020 15:36

    O Metmuti Hajduti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda