Ai ditë më parë fyu protestuesit gjakovarë që nuk i lejuan pelegrinët serbë të hyjnë në kishë, duke i quajtur ata egërsira. Protestës gjithpopullore që u organizua nga Shoqata “Thirrjet e Nënave” dhe nga Lëvizja Vetëvendosje, i janë bashkuar edhe përfaqësuesë të subjekteve tjera politike, në mesin e tyre edhe kryetarja e komunës Mimoza Kusari – Lila dhe deputetja Teuta Haxhiu.
Nysrete Kumnova nga Shoqata “Thirrjet e Nënave”, tha se ulëset në qeverinë e Kosovës janë të lara me gjakun e dëshmorëve e martirëve të Kosovës, prandaj në to nuk guxojnë të ulen kriminelët si Jabllanoviç dhe kolegët e tij nga “Lista serbe”.
Protestuesve të shumtë të cilët për një orë defiluan rrugëve kryesore të qytetit u është bashkuar edhe kryetarja e Komunës Mimoza Kusari -Lila. Ajo me këtë rast tha se deklarata e Jabllanoviç-it përveç që ishte e rëndë për qytetarët e komunës së Gjakovës ishte edhe ironike, për faktin se edhe në tentimin e tij për të kërkuar falje ai fyu për së dyti të vrarët, të maskaruarit dhe të gjithë ata që kanë vuajtur nga pushtimi serb.
Protestuesit gjatë tërë kohës kanë bërë thirrje kundër Jabllanoviçit, ndërsa në duar kanë mbajtur pankartat “Serbia nuk kalon në Gjakovë”, “Jabllanoviç jashtë” “Kriminelët nuk kanë vend në Gjakovë” e kështu me radhë.
Nga ana tjetër protestuesit kanë kërkuar përgjegjësi edhe nga institucionet e vendit. Sipas tyre janë pikërisht partitë politike kosovare që me insistimin e tyre kanë siguruar vendet e rezervuara për listën serbe, Jabllanoviçin dhe kolegët e tij.
Marrë nga RTK
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com