Gjallërohet turizmi i gurtë në qytetin e Gjirokastrës! Në 5 muajit e parë të vitit u vizitua nga 28 mijë turistë

Pamja piktoreske e ndërthurur me rrugë të kalldrëmta, shtëpi të veçanta e rrugica të shumëllojshme këtë vit po tërheq me mijëra turistë.

Turizmi në qytetin historik, Gjirokastër ka nisur të gjallërohet pas një viti të vështirë, siç ishte 2020.

 “Viti 2020 sikundër e dimë ka qenë një vit sfidues sidomos për Gjirokastrën që vinte nga një bum turistësh në 2019, ku kishim mbi 120 mijë turistë. Nëse vjet kishim 36 mijë turistë kryesisht vendas, këtë viti janar-maj kemi 28 mijë vizitor, prapë më shumë janë vendas”, shprehet Loena Bakuli përgjegjëse për turizmin në Bashkinë e Gjirokastrës.

Si pasojë e lehtësimit të masave anti-Covid sipas Loena Bakulit përgjegjëse për turizmin në Bashkinë e Gjirokastrës, po bëhen rezervime edhe për muajit në vijim.

“Interesi është i lartë jo vetëm për fundjavat, por edhe për gjatë javës, sigurisht edhe nga subjektet vihet re për sadifaksion pasi kanë filluar rezervimet për në vazhdim falë lirimin e kufizimeve”, tha Bakuli.

Turistët janë kryesisht vendas, dhe dy destinacionet kryesore janë kalaja dhe pazari i Gjirokastrës.

“Disa nga muzetë e qytetit janë pjesë e projektit të rijetëzimit të muzeve dhe në këto momente janë në punim e sipër por kjo nuk ka ndikuar në uljen e atraksioneve në qytet pasi përveç muzeut në qytet, kemi edhe tunelin e ftohtë por edhe vetë pazari është kthyer në një atraksion  më vete”, u shpreh ajo.

Për të tërhequr sa më shumë turistë së fundmi Bashkia e Gjirokastrës po organizon fundjavat festive, ku jo vetëm njihet më mirë qyteti i ngurtë edhe në zonat rurale por edhe rritet xhiroja e bizneseve. Turizmi është një nga sektorët me fitimprurës për familjet gjirokastrite.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • hasani ///: 05/10/2022 00:46

    DUHEN ME SHUME INVESTIME NE GJIROKASTER,,PER RIPARIMIN E SHTEPIVE TE VJETRA,,,,DHE RRUGEVE,,,SEPSE TURISTET MAHNITEN ME GJERAT E VJETRA.....GJIROKASTRA E BERATI JANE QYTETE THELLESISHT OSMANE....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro