SARANDE - Gjashtë menaxherë të rëndësishëm të turizmit rus janë këto ditë në vizitë në Shqipëri për të parë mundësitë e investimit rus edhe në Shqipëri. Ata kanë mbetur të impresionuar nga bukuritë shqiptare, sidomos me jugun e Shqipërisë. Aktualisht operatorët rusë po vizitojnë Sarandën.  Rusia prej kohësh i ka hedhur sytë në turizmin në rajon, duke blerë shumë pasuri imobiliare në Mal të Zi. Interesi i tyre për Shqipërinë është i vitit të fundit, duke sjellë menaxherët rusë të turizmit për herë të parë në Shqipëri.


a.m.