Gjashtë gjërat që duhet të keni parasysh në lidhje me ndryshimet klimatike

Gjashtë gjërat që duhet të keni parasysh në lidhje me ndryshimet klimatike

Pas takimit përgatitor që u zhvillua së fundmi në Itali, tashmë e gjithë vëmendja është drejtuar tek COP26, konferenca e klimës që do të mbahet në Gllasgou nga 31 tetori deri më 12 nëntor. Raporti i fundit nga IPCC, Paneli Ndërkombëtar i Shkencëtarëve që Studion Ndryshimet Klimatike dhe efektet e tyre mbi planetin tonë, do të jetë në tryezën e delegatëve nga qeveritë (dhe jo vetëm) në të gjithë botën.

Gavin Shmid, një ekspert i modelimit të klimës, që punon për Institutin Godard për Studime Hapësinore të NASA-s dhe Institutin e Tokës të Universitetit të Kolumbias në Nju Jork, e përmbledh raportin në gjashtë pika kryesore, të cilat ai beson se janë veçanërisht të rëndësishme.

Shkencëtari thotë se vëmendja nuk duhet fokusuar vetëm tek frenimi i rritjes së temperaturës globale në2 gradë Celcius. Mendimi i tij është interesant dhe i rëndësishëm jo vetëm për kompetencën e tij të padiskutueshme mbi këtë çështje, por edhe sepse ai mori pjesë direkt në hartimin e dokumentit, dhe i njeh mirë vështirësitë e negociatave të nevojshme për të gjetur një mënyrë për të formuluar masatë pranueshme për të gjithë ata që janë përfshirë në këtë çështje.

Ngjarjet ekstreme janë gjithnjë e më të lidhura me klimën

“Mund të tingëllojë e parëndësishme, por kur u botua raporti i pestë i klimës në vitin 2013, kishte ende pak studime mbi lidhjen midis ngjarjeve ekstreme dhe ndryshimeve klimatike”- thotë Shmid. Por ky nuk është më rasti. Raporti i vitit 2021 (i gjashti), siguron një panoramë që na ndihmon të shohim se ku po godasin më shumë dukuri tilla si thatësira, përmbytjet apo i nxehti ekstrem.

Për shembull, Evropa Veriperëndimore (nga Ukraina në Francë) dhe Evropa Lindore, kanë përjetuar një rritje të shirave të dendur si ato që shkaktuan përmbytjet në Belgjikë dhe Gjermani pranverën e këtij viti. Për zonën mesdhetare e cila përfshin Italinë, shtimi i reshjeve është disi i mjegullt, megjithatë valët e të nxehtit dhe thatësira sigurisht që janë shtuar.

Rritja e niveleve të detit është një problem serioz

Po ashtu ka pasur shumë pasiguri në lidhje me rritjen e nivelit të detit,kjo për shkak të vështirësisë në mbledhjen e të dhënave të sakta mbi shkrirjen e fletëve të akullit në Antarktik. Tani parashikimet tregojnë një rritje të nivelit të deteve me 50-100 centimetra deri në fund të këtij shekulli. Por ndërkohë ka një skenar shumë më pesimist që lidhet me zhdukjen masive të akullit në zona të tilla si Gadishulli Antarktik, dhe ky skenar, edhe pse ka një probabilitet të ulët sipas të dhënave aktuale, paraqet një ngjarje me rrezik të lartë.

Simulimet nuk mund të keqkuptohen më

Modelet simuluese të asaj që mund të ndodhë në planetin tonë, e kanë reduktuar ndjeshëm  pasigurinë në gati zero. Shkencëtarët nuk janë 100 për qind të sigurt për atë që do të ndodhë, dhe flasin për skenarë të ndryshëm, nga parashikimet më optimiste deri tek ato më dramatike.

Por nuk ka asnjë mundësi realiste që të ketë skenarë alternativë ndaj atyre të treguar në raport, thotë Shmid. Dhe një hap tjetër i rëndësishëm ishte lidhja e atyre që do të ndodhnin jo aq shumë me kalimin e viteve se sa me trendin e ndryshores kryesore, pra me rritjen e temperaturës mesatare. Ajo që dimë nuk është aq shumë ajo që do të ndodhë në vitin 2100,por se çfarë do të ndodhë nëse dhe rritja e temperaturës arrin për shembull nivelin 2 oe 4 gradë Celsius, pavarësisht se kur ndodh kjo gjë.

Sa kontribuon secili nga vendet që ndot atmosferën?

Pas shumë reflektimeve të mëpasshme, shkencëtarët kanë sqaruar më mirë kontributin që jep tek ngrohja globale çdo lloj gazi i emetuar në atmosferë. Përfundimi në të cilin arritën shkencëtarët, ishte se vlerësimet fillestare ishin të sakta.

Përmbytjet dhe thatësira, janë një problem i ndërlikuar

Ekzistojnë të paktën tre gjëra, të cilat e bëjnë të vështirë pasjen e të dhënave të besueshme, që të na lejojnë të studiojmë përmbytjet dhe thatësirën, për të treguar se çfarë është duke ndodhur në të vërtetë. E para është se ato janë fenomene të ndryshueshme brenda të njëjtit rajon.

E dyta është se indekset e përdorura për të matur thatësirën janë të papërshtatshme. Dhe e treta thatësira mund të jetë jo vetëm me origjinë meteorologjike, por për shembull edhe për shkak të përdorimit të tepërt të tokës, ashtu si përmbytjet varen jo vetëm nga sasia e shiut, por edhe nga gjendja në të cilën ndodhet terreni në të cilin bie shi.

Fundi i intervalit djallëzor

Me raportin e ri, merr përgjigje edhe një pyetje që i ka munduar prej kohësh shkencëtarët:periudha midis viteve 1998-2012 dukej se tregonte një ngadalësim të rritjes së temperaturave, në mos një ndalesë apo një pengesë, ndërprerja famëkeqe e ndryshimeve klimatike.

Por vlerësimet e variacioneve jepen nga shkencëtarët si vlerë mesatare. Duke marrë parasysh 15 vitet e fillimit të këtij shekulli, vlera mesatare dhe më e mundshme ishte 5 të qindtat e shkallës së rritjes në dekadë, por me një interval të mundshëm midis 15 për qind në shkallën e rritjes dhe 5 për qind në atë të uljes së temperaturave.

Kjo ishte veçanërisht e habitshme, duke pasur parasysh se duke marrë parasysh 60 vitet, nga viti 1951 deri në 2012, vlerat ishin padyshim më të larta:12 të qindtat e një shkalle mesatare të rritjes për çdo dekadë, me një interval midis 8-14 të qindtat.

Tani shkencëtarët janë të sigurt:gjatë viteve 1998-2012 pati një ngadalësim, por më pak se sa mendohej. Pastaj që nga viti 2102 e tutje, ngrohja rifilloi më shpejt se më parë, me periudhën pesëvjeçare 2016-2020 që ishte më e nxehta që nga viti 1850. / – Bota.al

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë