Gjashtë ndeshje me kombëtaren shqiptare, Egnatia rinovon me mbrojtësin 30-vjeçar

Gjashtë ndeshje me kombëtaren shqiptare, Egnatia rinovon me mbrojtësin 30-vjeçar

Egnatia

Egnatia në Superligë ka njoftuar se ka rinovuar kontratën me mbrojtësin Hysen Memolla. 30-vjeçari u bashkua me rrogozhinasit në janarin e këtij viti, teksa klima e mirë në ekip dhe forma e mirë e tij kanë bindur palët që të rinovojnë edhe me dy sezone, teksa kontrata e parë ishte deri në fundin e këtij sezoni.

"KF Egnatia komunikon se ka arritur akordin me futbollistin Memolla për rinovimin e kontratës deri në përfundim të sezonit futbollistik 2024-2025", njofton Egnatia.

Mëngjarashi luan në qendër dhe krahët e mbrojtjes, teksa ka zënë vendin në formacionin titullar. Pasi njoftuan rinovimin me trajnerin Edlir Tetova, Egnatia i beson edhe Memollës për të hedhur bazat e një skuadre që ka objektiv Europën.

Kavajasi Memolla është një emër i njohur në futbollin tonë, teksa ka luajtur edhe gjashtë ndeshje me kombëtaren shqiptare. Veç Egnatias, në karrierën e tij Memolla ka luajtur edhe me klube si Hellas Verona, Koper, Hajduk Split, Salernitana, Lahti dhe Diosgyor.

Hysen Memolla

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Veliaj: Shpërblime për fundvit për 4360 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse

Veliaj: Shpërblime për fundvit për 4360 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse