Gjatë dimrit rriten urgjencat në kardiologji, mjeku: I ftohti ngushton enët e gjakut, sjell komplikacione

Një dhimbje gjoksi jo gjithmonë përbën problem, por mund të jetë shenjë e një problemi kardiovaskular. Raste të tilla janë shtuar ndjeshëm në këtë të ftohtë, siç tregon mjeku kardiolog Taulant Gishto. Ai thotë se qendrat shëndetësore po përballen me një rritje të numrit të pacientëve me hipertension e aritmi, që nëse nuk trajtohen, pësojnë deri infarkte.

“Kjo lidhet me faktorët e dhimbjes së gjoksit. Në muajt e dimrit ne dihet se kemi angro vasi spastik apo dhimbja e gjoksit që vjen si pasojë e ngushtimit të menjëhershëm të enëve të gjakut si rrjedhojë ë një spazme apo mbledhje të rëndësishme të enëve të gjakut nga I ftohti, nga temperaturat e ulta. Ndërkohë pjesa e pacientëve që paraqiten në urgjenca është shumë here më I lartë gjatë muajve të dimrit dhe urgjencat kardiovaskulare kryesisht infarkti akut i miokarditit në muajt e dimrit është shumë here më I shprehur . Mjafton një vazospazëm, një pllakë të vogël dhe 10% dhe 20% apo deri 50% për të dhënë një çarje të kësaj pllake e cila më vonë mund të shpërthej nëpërmjet mekanizmave kaskat, infraktin akut të miokarditit”, shprehet Gishto.

Të stimuluara edhe nga gripi dhe pasojat e COVID, mjekët po përballen gjithnjë e më tepër me uljen e moshës së pacientëve me probleme kardiake.

“Në muajt e dimrit ne konstatojmë një shtim të rëndësishëm drastik të rasteve të reja të prezantuara. Edhe pasojat e COVID-it kanë grupin e pacientëve të tyre të cilët prezantohen me sëmundje kardiovaskulare, gripi i ri që doli që për hir të vërtetës goxha agresiv pati një prezantim të madh pacientësh me çrregullime të ritmit me hypertension, ose pacientët të cilët kanë vuajtur nga sëmundje kardiovaskukare janë dekompensuar si rrjedhojë e gripit.”

Si faktorë të tjerë risku kardiologu Taulant Gishto veçon stresin, përdorimin e duhanit e alkoolit si dhe yndyrat e larta.

“Nëse flasim për të rinjtë më të prekurit janë mosha 35-45, pra është kjo dekadë e cila është më  e prekur se në këtë dekadë ngarkesa në punë është më e lartë dhe niveli i stresit është më i lartë, kuptohet që duhanpirja është në nivele të larta dhe përdorimi i drogave fatkeqësisht është në nivele të larta. Faktorë të tjerë janë trashëgimia, dispilidemia, pra çrregullimi i yndyrave. Është hipertensioni, është diabeti.”

Kardiologët rekomandojnë kujdes të shtuar, duke shmangur daljet në orët e ftohta të mëngjesit apo të mbrëmjes. Ata bëjnë thirrje gjithashtu për ekzaminime të vazhdueshme, me qëllim parandalimin e problemeve kardiovaskulare.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë