Pensionistët në punë pa kontribute, ligji për konsultim! Kardiologu: Mjekët mungojnë, profesionistët të punojnë! Shteti të rrisë cilësinë e shërbimeve

Qeveria ka nxjerrë për konsultim publik ligjin për sigurimet shoqërore nga ku përjashtohen nga pagesa e kontributeve pensionistët që vetëpunësohen. Për disa individë pasionet vdesin së bashku me njerëzit dhe një prej tyre është edhe ish-shefi i kardiologjisë në Spitalin ushtarak, Thanas Kulo.

Doktor Thanasi sot është 73 vjeç dhe prej 19 vitesh ka dalë në pension. Por mosha e thyer nuk e pengon që të vazhdojë punën, sa herë që i kërkohet.

“Jam i angazhuar në një klinikë private, por punoj me planëzim. Kur kanë nevojë më thërrasin. Mirëpo ajo më ndihmon shumë që të ruaj atë që quhet në jetën e përditshme, formën sportive, ose nivelin profesional”, tha Thanas Kulo.

Ndryshimet në ligj, Kulo i vlerëson si investim të mençur, në një kohë kur vend po përballet me largimin e mjekëve

“Shteti wshtw i interesuar vetw qw kwtw kapital kaq tw çmuar tw mos shkoj dëm se ka harxhuar investim te madh. Shteti duhet te ishte angazhuar me perpara , pa rene kembana e alarmit sic është tani dhe në këtë kuptim ka plotë mjek që kanë gadishmërinë, kanë mundësinë, por kanë dhe nevojën për të qenë të angazhuar në këtë sferë kaq të rëndësishme. Shteti duhet të shfrytëozoj çdo lloj mundësie që të rrisi cilësinë e shërbimit”, tha Thanas Kulo.

Mjeku kardiolog propozon forma konkrete sesi mund të ripunësohen mjekët specialistë duke rritur cilësinë e shërbimit me profesionistë që kanë një jetë me punën.

“Varianti i parë është kur mjeku dërgohet jashtë vendbanimit, ai mund të angazhohet me kohë të plotë. Po kur është puna që të mobilizohet, të angazhohet brenda vendbanimit mund të organizohet me kohë të pjesshme ,me konsulta të organizuara ose me ekspedita një grup specialistësh të cilat mbulojnë sfera të sëmundjeve kronike , probleme të vlerësimit fiziko-shëndetësore të njerëzve etj”, tha Thanas Kulo.

Me projektligjin e ri të hedhur për konsultim publik parashikohet që për të punësuarit në fushën e teknologjisë së informacion, kontributi të paguhet sipas pagës minimale, për ta motivuar sa më shumë këtë shtresë.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Artan: 05/04/2023 06:55

    Po, e njejte Po diskutohen edhe per personat me aftesi te kufizuar. Ligji hyn ne fuqi ne janar te 2024.

    Përgjigju
  • Iris: 04/04/2023 01:01

    Ka nje ndryshim te madh midis vetepunesimit dhe punesimit pas pensionit.Personalisht,mendoj qe pensionisteve TE VETEPUNESUAR t'ju lihet dore e lire te vendosin vete nese duan te kontribojne ose jo dhe sa te duan,kurse pensionistet E PUNESUAR duhet t'i paguajne kontributet nje me nje.Prinderit e mi,kur emigruan,punuan pertej moshes se pensionit dhe pensionin e merrnin,por dhe kontributet ua mbanin automatikisht te plota nga ceku ketu.Zoteria i mesiperm qe eshte mjek ne pension,hyn ne kategorine e te punesuarve,pasi nuk e ka biznes te vetin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi