‘Gjatë ngarkimit të gomones me hashash, Gusti dhe Hekurani kishin pistoleta dhe radio’, të penduarit nxjerrin në skenë truprojat e Tahirit

‘Gjatë ngarkimit të gomones me hashash, Gusti dhe Hekurani kishin pistoleta dhe radio’, të penduarit nxjerrin në skenë truprojat e Tahirit

1625408301_1625246384agustindedadheHekuranMarku.jpg

Të tjera detaje zbardhen nga dosja e të arrestuarve në kuadër të operacionit “Shpirti”. Bëhet fjalë për mënyra për udhëtimin, fshehjen e mjetit lundrues dhe pagesat e punëtorëve të krahut. Madje dëshmitarët pohojnë se si u njohën me italianë me emrin Silvio dhe Mimo dhe se mes datave 8 dhe 10 dhjetor i pajisën me një GPS dhe se si u nisën në Shqipëri nga një port i vogël i San Giorgos
“Pasi mbërritëm në Shqipëri, lamë gomonen afër Shkumbinit. Në Shqipëri u takuam me një mik të Malton Lleshit  që quhet Pingio  dhe me një tjetër të quajtur Gusti e tjetri me emrin Hekuran, që erdhën të flisnin për punën e bombës e të lekëve që donte Malton Lleshi. Hekurani dhe Gusti thanë që ishin truprojat e ministrit të brendshëm  shqiptar me emrin Saimir Tahiri . Të tre thanë që kishin drogë për të dërguar në Itali dhe që për transportin e të cilës ne do të paguanim borxhin që kishim me Lleshin”

Kjo sipas dëshmitarit të drejtësisë e bindën atë dhe Seferin që të nisej drejt Shqipërisë në datën 19 dhjetor. Ai përshkruan se si personat, mes tyre trurojat dhe të tjerë ishin të policisë.

Pingio, Gusti dhe Hekurani dhe tre katër djem erdhën nga Tirana ku kishim lënë gomonen. Erdhën me furgonat e ngarkuar me drogë. Ishin tre me targat e Tiranës. Ata na ngarkuan gomonen me marijuanë. Gjatë ngarkimit të gomones , Gusti dhe Hekurani kishin radiot e pistoleta, ata janë poliscë, por nuk ishin me veshje policie”– thuhet nga dëshmitari në dosjen hetimore që më së fundi dërgoi në pranga 28 persona.

“Unë kam parë dhe radiot dhe pistoletat e sintonizuara në kanalin e policisë shqiptare. Me radio folën me kolegët e tyre policë duke i thënë që po shkonte çdo gjë mirë. Rreth orës dy apo tre  të natës, jemi nisur nga Shqipëria dhe mbasi mbërritëm në Itali në datën  21 dhjetor u bllokuam nga Guardia Costiero, provova të merrja Shpëtim Shehin kur po arrija afër bregut, por ai nuk u përgjigj”- thotë në dëshmi i penduari.

Dy dëshmitarët që u përdorën për transport droge flasin me të dhe bien dakord që do takoheshin. Më pas i penduari rezulton se komunikoi me të birin duke folur me gjuhë të koduar dhe duke e njoftuar se do shkonte në Tiranë të takonte “nonën”, që ishte Pingio.

Ai kujton se barezët dhe porositësi emri i të cilit përmendet si Shpëtim Shehi do t’u paguanin drogën shqiptarëve me rreth 80 euro për kilogramë, por vetëm pasi ta shisnin. Ndërkaq në dosje del që personi me emrin Pingio rezulton të jetë Eltjon Bregasi, i cili rezultoi se ishte gjithashtu furnizuesi i sasisë së madhe të drogës. I penduari thotë se do shkonte në Tiranë të takonte “nonën”, që ishte Pingio:  Kam rënë dakord , tani do shkoj tek Skerdi për të takuar nonën Pingion, duhet me shku me e taku se ai nuk ka celular – thotë në mesazh Fiqiret Seferi.

Në një tjetër skenë dalin ish-truprojat e ish ministrit të Brendshëm. Ngarkesa sigurohet në zonën e Tepelenës dhe për truprojën e Tahirit e dëshmon i penduari për italianët.

Bashkë me Pingion, e Hekuranin shkuam në Memaliaj ku kishin kultivuar drogën në një platancion në hapësirë  që ishte e shpërndarë në dy tre zona në mes të pyllit. Jam në gjendje ta gjej atë vend, ne i kemi parë bimët nga larg duke na i treguar ata, nga dy- tre kilometyra larg. Kemi hyrë në një magazinë ku ishin 20 apo 30 punëtorë që po pastronin gjethet e marijuanës që ndodheshin në thasë të mëdhenj. Nuk ishte Agustini në këtë rast, Pingio ishte specialist I kultivimit dhe I rritjes siç na tha ai . Platancioni ishte I Hekuranit  e Pingio  komandonte punëtorët që merrnin 10 deri në 15 euro dita”

“Pingio ka marrë në telefon Agustinin dhe Hekuranin duke i thënë që kishim parë policinë lokale, ndërkohë që ishim me dy sasi të lëndës marijuanë”.

“Pingio më tha se duhet të prisnim Agustinin dhe Hekuranin deri kur të mbaronin shërbimin  se ishin bashkë me ministrin e do ta shoqëronin tek shtëpia. Kur e pamë policinë nuk ndaluam. Ndërkohë që prisnim të vinte Agustini dhe Hekurani , ata kanë marrë Pingion dhe I kanë thënë të rrinte i qetë sepse nuk kishte asnjë sinjalizim për transportin tonë”.

Sipas të penduarit pritja ka zgjatur deri në mesnatë. Derisa aty kanë mbërritur truprojat.

“Agustini dhe Hekurani kanë mbërritur tek ne, kanë ngakruar drogën e kemi shkuar në Vilboshtovë afër lumit Shkumbin. Në ngarkim ishim pesë, unë, Ajdini e tre persona të tjerë. Të tjerët udhëtonin me mercedezin e Vitos  e një makinë e përdorur për vdekjet. Dy bodigardët nuk ishin të pranishëm në ngarkim dhe në nisje” – përmend dëshmitari tjetër.

…Gjatë ngarkimit të gomones me hashash, Gusti dhe Hekurani kishin pistoleta dhe radio, ata janë policë por nuk ishin me veshje policie“ rrëfen mes të tjerash Ferhat Ajdini, për truprojat që i ishin prezantuar si truprojat e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili më herët kishte kërkuar ndihmë në Itali dhe një shqiptar i pati thënë: “mund të bësh një rrugë droge”,


Lajmi kryesor:

Zbardhet dosja e ‘Shpirtit’/ Më shumë se 12 milionë euro fitime në 3 vite, koka e grupit 'Lani' me plantacione gjigante kanabisi në Skrapar! Emrat e 'të penduarve'


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia