Gjatë viteve të ardhshme çmimi i naftës do vazhdojë të rritet, ja raporti

Gjatë viteve të ardhshme çmimi i naftës do vazhdojë të rritet, ja raporti

foto ilustruese

Gjatë viteve të ardhshme çmimet e naftës do të jenë shumë më të larta, sesa që është menduar më parë, bëhet e ditur sipas një raporti të ri nga "Barclays".

Mirëpo bëhet e ditur se banka e investimeve ka rritur ndjeshëm parashikimin e çmimeve për vitin 2020 dhe 2025 në raportin e saj vjetor afatmesëm për naftën.

Sipas raportit Barclays pret që Brent të kalojë mesatarisht 75 dollarë për fuçi në vitin 2020, ndërsa vlerësimi i mëparshëm ishte prej 55 dollarësh, ndërkohë që çmimet mund të jenë mesatarisht 80 dollarë në vitin 2025, nga 70 dollarë parashikuar më herët.

Banka ka vënë në dukje se tregu është në mënyrë dramatike ndryshe nga ajo që ishte parashikuar vitin e kaluar, ku u publikua raporti afatmesëm.

OPEC dhe Rusia për këtë situatë kanë demonstruar vendosmëri dhe kanë hedhur themelet për menaxhimin afatgjatë të tregut.

Gjithashtu, SHBA ka vendosur një fushatë agresive sanksionesh kundër Iranit si dhe Venezuelës, masa që duhet të përkthehen në më shumë se një milion fuçi në ditë më pak në tregun ndërkombëtar. Dhe së fundi, "disa prodhues kyç të OPEC rrezikojnë të jenë shtete të dështuara", përfundoi Barclays.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr