TIRANË - Këngëtari dhe moderatori Ardit Gjebrea i cili është vënë në qendër të debatit për realizimin e intervistës me të dënuarin me burg përjetë Marjan Rroku, ka reaguar lidhur me debatin e nisur prej katër ditësh pas realizimit të intervistës në burgun e Fushë-Krujës.
”Shqiptarja.com” e ka gjetur moderatorin e të “Diela Shqiptare” teksa xhironte në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për rubrikën 24 orë, ku këtë herë personazh do të jetë një lypës që endet në rrugët e Tiranës. E përshendesim, z.Gjebrea duke ia prezantuar si gazetarë të “Shqiptarja.com”.
Gjebrea, flet pa ndrojte dhe hyjmë menjëherë në diskutim për debatin e momentit ku e pyesim për reagimin e madh që solli intervista e realizuar prej tij në ambjentet e burgut me të dënuarin përjetë Marjan Rroku. Gjebrea, na shpjegon se gjithçka ka qenë për t’ju përshtatur formatit të tij “24 orë” tek e “Diela Shqiptare”.
“Ideja jonë ishte të intervistonim një të burgosur me burgim të përjetshëm. Thjesht, si jetojnë, çfarë mendojnë, emocionet, sigurisht krimet e kryera. Kishim disa në diskutim, por është zgjedhur Marjan Rroku, për shkak se krimi i tij ka tronditur opinionin në atë periudhë dhe se e kemi parë të arsyeshme të flasim me të. Pasi kemi marrë dhe miratimin e tij dhe lejën nga autoritet e burgut, ku jemi kontrolluar 4 apo 5 herë, kemi realizuar xhirimet brenda në burg. Sigurisht që ai është dënuar për një krim shumë të rëndë, prandaj është dënuar dhe me burgim përjetë. Mirëpo ju siguroj se edhe nëse do kishte një tjetër personazh të dënuar me burgim përjetë do të kishte reagime, kjo pasi do sillte reagimin e palës tjetër të dëmtuar, siç dhe ndodhi. Ne nuk bëmë intervistë për të bërë drejtësi. Ky nuk ka qenë qëllimi im të merrem me provat dhe të sjell reagimin e palëve, por thjesht të sjell një personazh të dënuar me burgim përjetë, në rubrikën 24 orë” -shprehet këngëtari dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea.
Në sallën e gjyqit në 2002 avokatët e Marjon Rrokut, kanë pretenduar se Rroku ka hapur zjar në kushtet e vetëmbrojtjes së nevojshme,pasi një nga viktimat dhe më konkretisht Mbarime Canaj sipas tyre kishte një pistoletë në çantë. Mirëpo nga kqyrja e vendgjarjes nga ekspertët e policisë, ka rezultuar se në çantë ishte një abone autobuzi dhe vetëm 330 lekë të vjetra.
Ndërkohë një tjetër fakt interesant është dhe një letër që viktima Alda Canaj i ka shkruar autorit të krimit, pak orë para vrasjes ku thuhej:”...nuk të shikoj dot me sy nuk të duroj dot…”. Letrën, Alda ia ka dhënë shoqes së saj Blerina Minaj që t’ia jepte Marjon Rrokut, por në fakt kjo letër nuk ka shkuar kurrë në dorën e tij, kjo pasi atë ditë ai ka qëlluar me 7 plumba mbi nënë e bijë.
Redaksia Online
(E.Ç./shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com