E ardhmja e Zlatan Ibrahimovic, sulmuesit të Los Angelos, nuk do të jetë Italia siç është raportuar më parë.
Sulmuesi suedez nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale i ka befasuar të gjithë pavarësisht se nuk dihet më siguri nëse ka të bëjë me klubin e ardhshëm të tij. Në rrjetet sociale 38-vjeçari ka postuar një video ku shprehet: ‘Çkemi Spanja. Gjeje se çfarë? Po ktehem!’
Ibrahimovic në janar do të jetë futbollist i lirë dhe çdo skuadër që dëshiron ta blejë do ta ketë jo shumë të vështirë. Ndërkohë para publikimit të videos ditën e sotme u fol se për Ibrahimovic kishte interes edhe në Brazil.
Komento